• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet miku i Bashës, Krichbaum: Nuk shoh ndonjë shans për çeljen e negociatave

by A R
03/09/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, sheh pak përparim sa u takon kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për çeljen e negociatave me BE.
Në një intervistë për “Panorama”, Krichbaum thekson se pavarësisht hapave të mirë që janë hedhur me procesin e vetingut, ai po ecën me ritme shumë të ngadaltë. Gjithashtu, kreu i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman sqaron se nuk do të ketë çelje automatike të negociatave për Shqipërinë vitin e ardhshëm. Sipas tij, Këshilli do të marrë në konsideratë të gjithë hapat e hedhur nga Shqipëria për të vendosur nëse do të çelë apo jo negociatat. Krichbaum flet edhe për marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Rama dhe arsyet përse bojkotoi darkën e thirrur prej tij pak muaj më parë në Berlin.

Z. Krichbaum, ju jeni bërë i njohur në mediat shqiptare për qëndrimet kundër, që mbajtët disa muaj më parë në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë. Por, gjithashtu, edhe për përplasjen, nëse mund ta quajmë kështu, që keni pasur me Kryeministrin Rama, duke ngritur edhe pretendime për sulme tësponsorizuara ne media. A mund të dimë se cila është marrëdhënia që kryetari i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman ka me kreun e qeverisë shqiptare?

E gjithë kjo nuk më bën shumë përshtypje dhe nuk duhet të mbivlerësohet. Përveç kësaj, më duket se gjërat ndërkohë janë qetësuar disi. Por ajo që më shqetëson ende, është fakti se nëse është e mundur të bëhet një fushatë e tillë e koordinuar kundër një politikani të huaj, atëherë një gjë e tillë mund të nisë në çdo kohë kundër shoqërisë civile dhe opozitës në vendin tuaj. Ky është problemi i vërtetë. Pra, nuk ka të bëjë me ndjeshmëritë. Bëhet fjalë nëse Shqipëria përmbush kushtet për të hapur negociatat e pranimit me BE. Këtu, kriteret e Kopenhagenit janë matëse, veçanërisht shteti ligjor. Ka ende mangësi të konsiderueshme. Megjithatë,në parim, Shqipëria është në rrugënpërpara, si p.sh., meprocesin i vetingut, në të cilin fatkeqësisht vetëm 57 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar deri tani, nga gjithsej mbi 800.

Në Shqipëri, në disa media të ndryshme, kryesisht online, kishte një fushatë të ashpër kundër jush, e cila si rezultat solli edhe bojkotin tuaj të darkës së organizuar nga Kryeministri Rama në Berlin. Mos ishte i tepërt ky vendim juaji kur kujtojmë se bëhet fjalë për një takim që do të mbanit me një kryetar qeverie?

Jo vetëm unë e kisha anuluar pjesëmarrjen time në darkë. Pothuajse të gjithë deputetët e CDU/CSU hoqën atëherë dorë nga kjo darkë, duke iu referuar fushatës mediatike. Ndërkohë, kam përshtypjen se situata është qetësuar dhe duhet të shohim përpara. Meqë ra fjala, në Këshillin Europian në qershor ishte e qartë se skepticizmi erdhi jo vetëm nga deputetet CDU/CSU, por ai u shpreh edhe nga shumë deputetë të tjerë të Bundestagut gjerman. Përveç kësaj, u bë e qartë se, përveç Gjermanisë, edhe vende si Franca apo Holanda kishin gjithashtu rezerva për hapjen e negociatave të pranimit.

Pas vendimit të marrë nga Komisioni Europian, në vendin tonë opozita dhe maxhoranca kanë dalë me qëndrime të kundërta. Për shumicën, çelja e negociatave do të bëhet në vitin 2019, ndërsa opozita thekson se Shqipëria duhet të plotësojë ende kushte? Cili është interpretimi juaj për atë vendim?

Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtojë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimtar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Përkundrazi, vendimido tëmerret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu. Siç edhe kolegu im Thorsten Frei, me të drejtë, tha në një intervistë me gazetën tuaj “Panorama”,negociatat mund të fillojnë vetëm pasi Shqipëria të ketë kryer reformat e nevojshme. Këtu duhet të përmendim krahasverifikimit të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe Reformën Zgjedhore, e cila është po aq e rëndësishme edhe për OSBE-në. Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe çfarë mendoni se do të bëjë Gjermania?

Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamentar CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshin reformat që priteshinnga grupi parlamentar për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojmë se ka pasur pak përparim në këto çështje. Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit. Nëse Gjermania mund të ndihmojë, ne natyrisht jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Do të doja ta theksoja këtë shumë qartë: angazhimi i Gjermanisë në axhendën e Selanikut është i pakufizuar. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet e ashtuquajtura tëBallkanit Perëndimor kanë perspektiva aderuese në Bashkimin Europian. Kjo bëhet e qartë edhe nga procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Merkel në vitin 2014. Fondacionet politike gjermane, si p.sh., Fondacioni Konrad-Adenauer ofrojnë një mbështetje të vlefshme. Por, duhet theksuar gjithashtu: Përpjekjet për reforma dhe progresi duhet të bëhen vetë në Shqipëri. Nëse pastaj negociatat mund të hapen, kjo është krejtësisht në duart e qeverisë shqiptare dhe të Parlamentit shqiptar.

Kolegët tuaj të CDU-së në Bundestag, Frei dhe Ëadephul, kanë qenë të hapur në lidhje me çështje shumë të “nxehta” të politikës shqiptare. Kujtojmë këtu se Frei ka kritikuar mbrojtjen politike që iu bë ish-ministrit Tahiri, ndërkohë qëËadephul theksoi se ministri Xhafaj nuk duhet të qëndronte në detyrë pas skandalit nëlidhje me vëllain e tij. A mendoni se pikëpamjet e tyre janë personale apo ato reflektojnë një pozicion më të gjerë në Berlin?

Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Wadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

Next Post
VIDEO nga Shkodra, vetura shkrumbohet në mes të rrugës

Gjenden dy makina të djegura në Vlorë, ja dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com