• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rikthehet libri i Starovës që nuk e dogjën dot serbët

by Java News
05/12/2015 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I botuar fillimisht në Prishtinë më ’91, libri u sekuestrua dhe u dogj nga serbët pa mbërritur ende në librari. 24 vjet më pas, botimet “Poeteka” sjellin për lexuesin shqiptar përmbledhjen me poezi të Luan Starovës… Në vitin 1991, miku i tij, poeti Ali Podrimja botoi në Prishtinë të vetmen përmbledhje poetike të shkrimtarit Luan Starova “Kartagjena nuk mposhtet”. Titulli metaforik i së cilës, duke pasur parasysh kohën dhe kushtet e botimit, të bënte të mendosh se është shkruar pikërisht për Kosovën. Kjo bëri që vepra të mos mbërrinte dot deri te lexuesi. Kopjet e dala nga shtypshkronja u sekuestruan dhe u dogjën nga xhandarmëria serbe. Podrimja arriti të shpëtonte pesë prej tyre…

24 vjet më pas libri ka mbërritur në të gjitha libraritë e Tiranës, nën logon e shtëpisë botuese “Poeteka”. Vetë autori, Luan Starova një vit pas qëndrimit një mujor në kryeqytetin shqiptar si pjesë e projektit “Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë- Tirana in Betëeen” – organizuar nga “Poeteka”, me mbështetjen Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe e rrjetit letrar Traduki” – ka mbërritur sërish në Tiranë me rastin e botimit të librit të tij me poezi. Në labirintin e Mesdheut, Luan Starova e vështron historinë dhe atë që është përtej saj, udhëtar në vende dhe në kohë, shkruan në parathënien e përmbledhjes poetike “Kartagjena nuk mposhtet” poeti sirian Adonis, disa herë kandidat për Nobelin e Letërsisë.

“Guri, varri, vala, anija, pragu, libri: këto elemente të cilat e përbëjnë, bashkë me elemente të tjera, indin konkret të jetës sonë të përditshme, në poezinë e tij paraqiten si shenja hutimi, pasigurie, shtruarje pyetjesh. Del sheshit, kur lexohet thellë e thellë ky ind, se tek ai e gjejmë vetëm mungesën. Megjithatë, nga ai gufon drita që e nxit njeriun ta zhdukë distancën që e ndan nga gjithësia dhe të shkrihet në të”, –vijon Adonis, i cili e sheh poezinë e Starovës si një det tjetër, të afërt me Mesdheun. Poezi ku gërshetohen trualli i thatë dhe drita vetëtimtare, rërat e shkretëtirës dhe furtunat e detit, alfabeti i shkrimit dhe vullkanet e asgjësimit. Janë ato brigje që e kanë parë lindjen e qytetërimit-nënë dhe, njëherësh, i kanë parë luftërat e mohimit të ndërsjellë dhe të pikëllimit…Poezitë, në pjesën më të madhe janë shkruar në Kartagjenë, prej mesit të ’80 e deri në fund të atij dhjetëvjeçari, ndërsa shërbente në detyra diplomatike në disa vende europiane si edhe arabe.

“S’ka as mposhtje as fitim, ka vetëm durim!” me këtë sentencë të poetit Rainer Maria Rilke, poeti Luan Starova ka përmbledhur pjesën e parë të librit të tij, ndërsa pjesën e dytë të poezive e përshkruan me shprehjen e Abu-Alla All-Ma`ari-it, i cili thotë “Njerëzit janë poema të thëna nga fati!”. Shkrimtari me origjinë shqiptare i lindur në Pogradec, por i rritur dhe i shkolluar në Maqedoni, pasi familja e tij vendosi ta linte pas Shqipërinë e pushtuar nga Italia në vitin 1943, do ta niste karrierën e tij letrare me romanet e parë, në vitin 1971. Disa prej romaneve të tij më të njohur janë “Librat e babait”, “Koha e dhive”, “Muzeu i Ateizmit” – pjesë e të ashtuquajturës “Saga e Ballkanit” –të cilët janë përkthyer në disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, italisht, turqisht, rumanisht, greqisht, etj. Starova gjithashtu është përkthyes nga frëngjishtja, ndërsa vetë shkruan në të dy gjuhët; shqip dhe maqedonisht.

Pasi Maqedonia u shpall shtet i pavarur nga Jugosllavia, Starova ka shërbyer si ambasador i vendit në Francë, Spanjë e Portugali. Prej vitesh ai jeton në Francë. Në qytetin e tij të lindjes, Pogradec, u kthye 60 vjet pasi e la kur ish fëmijë 3-vjeçar –për t’u nderuar me titullin “Qytetar nderi”. Ikjen e ka pasqyruar shpesh në veprën e tij letrare, ndërsa qëndrimi një mujor në Rezidencën e shkrimtarit ishte një kthim i madh… Një kthim në shtëpi, që më shumë se 70 vjet prej largimit shënjohet nga botimi i një vepre me histori jo të zakontë, si ai që ka shoqëruar përmbledhjen poetike “ Kartagjena nuk mposhtet”.“Të dy u gëzuam pa masë kur Aliu solli në Shkup kopjet e shpëtuara të librit “Kartagjena nuk mposhtet”. Dhe kishim përse të gëzohemi, sepse Kosova vërtet nuk u mposht…”, kujton autori, i cili me anë të poezisë kërkon të vëllazërohen kufijtë e gjithësisë.

Next Post

Athina në protestë për shkak të Kerry-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

August 19, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

August 19, 2026
Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

August 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com