• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rikthehet kanabisi i Koços!

by
23/07/2015 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike, i është rikthyer sërisht idesë së tij për të legalizuar kanabisin.

Përsa i përket legalizimit të kanabisit medikal, deputeti theksoi se ideja e tij përkon me ndërtimin e një ekonomie të kanabisit nën kontrollin e plotë të shtetit, për vlera jashtëzakonisht të spikatura që kanabisi medikal ka.

“Unë e kam përshëndetur me vetëdije të plotë Policinë e Shtetit për të gjithë luftën e pakompromistë ndaj ekonomisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri. E kam përshëndetur të gjithë këtë punë të madhe që u bë nga qeveria jonë për të reduktuar këtë ekonomi kriminale. Asnjëherë nuk i kam ftuar shqiptarët të sfidojnë ligjin, asnjëherë as nuk e kam bërë dhe as do ta bëj, as për çështjet e kanabisit e as për një çështje tjetër. Njërëzit që implikohen në shkeljen e ligjit, mbeten humbës. Shkelësit e ligjit nuk mund të përfitojnë dhe shkelja e ligjit nuk i shërben shoqërisë. Unë s’kam folur jo për atë ekonomi kriminale që lulëzoi në kohën e Sali Berishës, nuk kam folur për parajsën e trafikantëve dhe as për të shkuarën e kultivimit legal të marijuanës në Shqipëri. Unë kam folur për të ardhmen, dhe kam folur për ekonominë e shtetit, kam folur për ndërtimin e ekonomisë nën kontrollin e plotë të shtetit dhe monopolin e shtetit mbi ekonominë e kanabisit. Sot në të gjithë botën dhe në të gjitha vendet e qytetet demokratike, është i përhapur debati për vlerat jashtëzakonisht të spikatura që ka kanabisi dhe për legalizimin kanabisit medikal. Për këtë kam folur për kanabisin medikal, industrinë farmaceutike të kanabisit, që i ndihmon njerëzit”, theksoi deputeti socialist.

Kokëdhima tha se e kanë legalizu Izraeli, Franca, Suedia, Danimarka etj. Sipas tij deputetët nuk duhet të kenë hezitim të diskutojnë për të drejtat e mijëra dhe dhjetëra mijëra pacientëve shqiptarë për t’u trajtuar me ilaçet e domosdoshme për sëmundjet e tyre.

Next Post

Dëshmia/ Ja çfarë tha De Biasi para CAS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com