• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikthehet kafeja 20 lekë për pensionistët e Tiranës

by A R
27/02/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka rikthyer një nga nismat që është zbatuar gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama. Bëhet fjalë për çmimin e kafes 20 lekë për të gjithë pensionistët e kryeqytetit. Nismës i janë bashkuar një sërë lokalesh dhe është promovuar këto ditë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është ulur me pensionistë në një nga kafenetë që do të ofrojnë kafen 20 lekë për gjyshet dhe gjyshërit.

 “Jam shumë entuziast që po e filloj mëngjesin me Selimin dhe kolegët e tjerë, për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës. Është një nismë e cila në fakt është filluar Edi Rama kur ka qenë kryetar bashkie, por u la në harresë 4 vjet. Sot e rikthejmë prapë dhe nisma quhet: “Kafe me gjyshin”, ose me gjyshen, dhe është një rrjet kafenesh në të gjithë Tiranën që nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, të cilat do ta shërbejnë kafen me 20 lekë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë pensionistë”, tha Veliaj.

 Ai bëri të ditur se nga kjo nismë do të përfitojnë të gjithë pensionistët, ndërsa theksoi se kësaj nisme i janë bashkuar fillimisht një rrjet prej 100 lokalesh në gjithë kryeqytetin. “Mjafton që dikush të tregojë librezën e pensionit dhe i gjithë rrjeti i kafeve ku është vendosur tabela “Kafe me gjyshin” do të jetë një vend ku kafja do të kushtojë 20 lek. Aty mund të konsumohet shtypi i ditës edhe sigurisht bisedat e para të ditës me secilin. Ne do të kemi një rrjet prej 100 kafenesh në të gjithë Tiranën që do të jenë pjesë e kësaj nisme”, bëri të ditur kryebashkiaku.

 Veliaj theksoi gjithashtu se, ashtu si në vitin e parë, vëmendja kryesore iu kushtua më të vegjëlve të qytetit, këtë vit fokusi do të jenë më të moshuarit.

 “Ashtu siç jemi fokusuar vitin e parë te fëmijët, te kopshtet, çerdhet, është shumë e rëndësishme që mos të harrojmë moshën e tretë. Mosha e tretë sot është një nga grupimet më aktive, më të përgjegjshme në shoqëri, me më shumë eksperiencë edhe besoj se kjo që bën bashkia me komunitetin, për t’i ardhur në ndihmë pensionistëve, është një mënyrë edhe ku tregojmë respekt, dëgjojmë ndonjë këshillë, ndonjëherë na tërhiqet dhe veshi për disa gjëra që dinë t’i bëjnë më mirë”, përfundoi kryetari i bashkisë. /b.d

Next Post
I trembeni dentistit? Kjo pastë dhëmbësh ju mbaron punë

I trembeni dentistit? Kjo pastë dhëmbësh ju mbaron punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In