Interi i bashkohet Juventusit në krye të renditjes së Serie A. Skuadra zikaltër mposhti Spalin 2-0, në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve të plota, ashtu sikurse edhe “zonja e vjetër”.
Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 30, kur arbitri, i ndihmuar edhe nga sistemi “VAR”, akordoi një 11-metërsh në favor të Interit.
Icardi ishte ai që mori përsipër të ekzekutojë këtë penallti, me sulmuesin argjentinas që u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta çuar rezultatin 1-0.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Perisiç shënoi sërish në portën e Spalit për të vulosur fitoren 2-0 të zikaltërve.
Ndërkohë, ndeshja mes Lacios dhe Milanit, që ishte në rrezik për të mos u zhvilluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, do të luhet. Megjithatë, Prefekti i Romës vendosi që të shtyjë fillimin e kësaj ndeshjeje për në orën 16:00, ndërkohë që ajo ishte parashikuar të niste në 15:00.
a.ç