• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rikthehet” ‘Hakmarrja për drejtësi’/ Vendimi: Shumica e provave, të pavlefshme

by Java News
05/06/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argumenti më i fortë i Gjykatës së Lartë ka lidhje me emrin e shumëpërfolur të “Hakmarrjes për drejtësi”. Në vendimin e zbardhur që Top Channel disponon, kolegji penal ngre shqetësimin se, me aktekspertimin grafik është provuar se krijuesit e dokumentit zyrtar të shtetit kanë imituar shkrimin e Altin Arapit për të krijuar një dokument fals, si platformë të një organizate kriminale të imagjinuar.

Është provuar, – thotë Gjykata e Lartë, – se në themel të akuzës së ngritur për këtë organizatë, prokuroria u referohet dorëshkrimeve të gjetura në shtëpinë e shtetases Zeliha Sina, por këto dokumente janë deklaruar të pavlefshme, pasi aktekspertimi i  vitit 2008 tregoi se teksti “Hakmarrja shqiptare e drejtësisë” nuk është shkruar nga dora e Altin Arapit.

Kolegji kujton se në gjykimet e mëparshme janë përdorur prova të deklaruara të papërdorshme, sikurse procesverbale sekuestrimi apo kontrolli të banesave të të pandehurve që janë pa data.

Po ashtu dëshmitë e shtetasve Laert Shyti dhe Kreshnik Spahiu, të dhëna për 15 episode kriminale për të ashtuquajturin “Hakmarrja për drejtësi”, sipas Gjykatës së Lartë duhet të deklarohen të papërdorshme, pasi janë marrë me dy standarde, si të bashkëpandehur dhe si dëshmitarë.

Gjithashtu sipas Gjykatës së Lartë, në mjaft procesverbale ku janë shënuar deklaratat e të pandehurve Enkeledi Agaj, Laert Shyti dhe Nikolin Novruzaj, dokumentacioni është pa datë dhe pa firmë. Më flagrantet kanë lidhje me ngjarje kriminale që tronditën vendin gjatë viteve 1994-1996, sikurse vjedhja e firmës piramidale “Gjallica”, rrëmbimi i një fëmije në Vlorë për të përfituar shumën e 200 mijë dollarëve, apo edhe vjedhja e filialit të “Vefës” në Vlorë.

Gjykata e Lartë shprehet se Gjykata e Apelit në gjykimin e 2008-s ka gabuar kur e ka klasifikuar shpërthimin me 4 të vrarë te supermarketi i “Vefës” si një akt terrorist. Duke i dhënë të drejtë vendimit të kahershëm të Shkallës së Parë, Gjykata e Lartë kujton se për veprat terroriste qëllimi kryesor i autorëve është ideologjik, politik apo fetar, ndërsa në këtë episod të pandehurit kanë pasur interes ekonomik.

Next Post

Mogherini: Nesër të “përmbyllet” reforma, votimi saj, përgjegjësi e çdo deputeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In