Një vit pas skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit në Bankën e Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-Guvernatorin Ardian Fullani. Një vit pas skandalit, organi i akuzës ka dërguar dosjen e plotë të hetimeve të kryera në Gjykatë.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se të hënën pritet që ish-Guvernatorit t’i paraqitet akuza, ku Fullani pritet të jetë i pranishëm. Megjithatë nga Fullani dhe përfaqësuesitt e tij ligjorë nuk bëhet e ditur nëse do të jetë apo jo.
Ish-Guvernatori Fullani akuzohet për shpërdorim detyre në vjedhjen e 713 milionë lekëve të reja një vit më parë. Po ashtu ndaj Fullanit rëndon edhe akuza për tenderat e rikonstruksionit të BSH dhe Hotel Dajtit.