E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende.
Në promon e publikuar në faqen zyrtare të BBV shkruhet “Rikthehet Egli”, ndërsa shoqërohet me pamje të ish-banores në rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kujtojmë se ajo u detyrua të linte garën për shkaqe shëndetësore.
Se çfarë do të ndodhë të shtunën duhet të prisni edhe pak.
Të shtunën, Big Brother Vip, ora 21:15, me Ledion Liçon vetëm në Top Channel!
View this post on Instagram