• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk e takoi Komisionerja e BE-së Berishën? I padëshiruar edhe nga Europa?

by B K
14/03/2025 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, zhvilloi një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Në vizitën e saj të parë në Tiranë, e cila ishte paralajmëruar që në muajin janar, Kos zhvilloi disa takime me zyrtarë të ndryshëm shqiptarë, nga mazhoranca, një pjesë e opozitës dhe me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Fillimisht, ajo u ndal në Presidencë, ku takoi kreun e shtetit, Bajram Begaj, dhe më pas pati një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

Takimet vijuan me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetaren e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku, si dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

I munguar i madh në këto takime ishte Sali Berisha, i cili e cilëson veten lider të opozitës—një funksion politik që dikur i siguronte “begenisjen” e zyrtarëve të lartë të BE-së.

Për shembull, në kohën kur Partia Demokratike ishte e bashkuar, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka vizituar selinë e kësaj partie, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Dhe e sotmja, më shumë se një harresë, duket si një tjetër mesazh izolimi për Berishën, pas atij që ka mbi kokë prej majit të vitit 2021 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha, i njohur zyrtarisht si drejtues i PD-së pas vendimit për vulën më 11 qershor, ka përfituar nga organizatat simotra të partisë nëpër botë, të cilat janë organizime të forcave me ideologji të ngjashme.

Por ai nuk ka marrë asnjë përshëndetje nga institucionet e shteteve partnere, pra nga ata që marrin vendimet reale në politikë.

Ndërsa gjestet e kortezisë ndërpartiake, rezolutat dhe fushatistët e huaj të paguar shtrenjtë mbeten spekulime për të ushqyer militantët, realiteti është i qartë.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ku një ndër temat kryesore është integrimi europian, një “non grata” nga BE-ja mbetet një shuplakë e rëndë për Berishën/Tema

Next Post
E rëndë, qëllohet me thikë futbollisti i Flamurtarit

E rëndë, qëllohet me thikë futbollisti i Flamurtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com