Nga testimet e kryera në orët e fundit, është konfirmuar një numër i lartë infektimesh në Krujë.
Nga 32 testime të kryera në këtë qark, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 12 persona. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të infektuarve.
Aktualisht nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, vijon kryerja e testimeve, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infeksioneve mes kontakteve të të prekurve me koronavirus.
Zyrtarisht Minisria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 81, ndërsa i të infektuarve ka shkuar në 3038.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.
g.kosovari