• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet Briseida Shehaj, ja posti i rëndësishëm që i është propozuar

by A R
16/05/2017 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Briseida Shehaj, ish drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve pritet të marrë një post të rëndësishëm në administratë, pak muaj pas largimit përmes dorëheqjes.

Burime zyrtare bëjnë të ditur per Panorama se Shehajt i është propozuar të marrë postin e Drejtorit të AIDA, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve të huaja.

Propozimi për Shehajn vjen pak ditë pas largimit nga ky pozicion i Genti Beqirit.

Drejtori Beqiri, shkruante në një letër falenderimi për kryeministrin Rama dhe stafin e Agjencisë se largohet për arsye tërësisht personale.

Deklaratë e Drejtorit Ekzekutiv të AIDA-s, Genti Beqiri

Në qershor 2015, kur u emërova në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA, isha i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që më ishte besuar, në një nga sektorët më prioritarë në vend siç janë investimet. i jam mirënjohës Kryeministrit Z. Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e këtij institucioni. Kjo më ka nxitur për të punuar çdo ditë, pa pushim, për zhvillimin e mëtejshëm të AIDA-s, si një strukturë gjithnjë e më shumë dinamike, në ndihmë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas.

Në këto 2 vite në detyrë, AIDA është rritur profesionalisht, e bashkë me të, janë rritur të gjithë treguesit e objektivave të punës së saj, që nga niveli i investimeve, klima e biznesit, numri i bizneseve të reja në vend, si edhe shumë tregues të tjerë. Por, AIDA në rrugën e saj nuk mund të kishte kurrsesi sukses e vetme. Ka qënë partneriteti me agjencitë homologe, me organizatat e biznesit dhe me miqtë e partnerët e tjerë, të huaj e vendas, që na solli në një stad të ri zhvillimi profesional. Shumë punë të mira janë bërë, por sigurisht që të tjera mbeten për t’u bërë për rritjen e kapaciteteve profesionale, për të adresuar dhe asistuar në kohë reale si një “One Stop Shop” kërkesat dhe nevojat e investitorëve dhe biznesit.

Për gjithçka kemi bërë në këto dy vite, unë dua të falenderoj posaçërisht stafin e palodhur të Agjencisë, bashkëpunëtorët e mi më të afërt, partnerët e tjerë, organizatat e biznesit dhe këdo tjetër me të cilin kemi bashkëpunuar në këtë periudhë për ta bërë AIDA-n më të mirë dhe Shqipërinë më tërheqëse për investitorët. Sot, për arsye tërësisht personale, më duhet t’ju njoftoj se unë nuk do të jem më në drejtimin e Agjencisë, por sigurisht mbetem i përkushtuar për t’i shërbyer vendit tim në poste dhe sfida të reja në të ardhmen.

Next Post
Trupi i masakruar në Kodër Selitë dyshohet se i përket një 25-vjeçari, ja pistat e hetimit

Gjendet një skelet njeriu në zonën e Dajtit, dyshohet se është vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In