Një alarm për bombë ka bërë që policia dhe forcat xheniere të nisen drejt kombinatit.
Kishte javë të tëra që tmerri i bombave e pakove të dyshimta mungonte, por është rikthyer sot.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se në një mjet tip “Fiat” me targa AA 021 HD, është vendosur lëndë plasëse.
Mësohet se makina ishte e marrë me qera. Ndërkohë policia xheniere po bën verifikimin.