Pavarësisht rritjes së lehtë të temperaturave në 3 ditët e fundit, i ftohti dhe dëbora janë rikthyer në pjesën më të madhe të vendit. Korça është mbuluar sërish nga dëbora e cila ka arritur në 5 centimetër trashësi, ndërsa në zonat më të thella deri në 10 cm.
Si pasojë e dëborës, aksi Kapshtinë-Qafë Thanë është i kalueshëm me vështirësi.
Akset Dardhë, Voskopojë, Qafë- Qarri, Zvezde mund të qarkullohen vetëm me zinxhirë.
Dëbora ka bllokuar aksin Krujë- Qafë Shtamë, ndërsa disa fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të reshjeve.
Situata paraqitet e ngjashme në veri të vendit, ku në qarkun e Kukësit e gjithë zona është zbardhur nga dëbora.
Të gjitha akset nacionale në shkallë Qarku qarkullojnë pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec me zinxhirë ndërsa në Kukës është bllokuar vetëm Njësia administrative Arrën.
Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike, me përjashtim të fshatit Pogaj i njësisë Administrative Gjinaj të Bashkisë Has./java/a.k
Kalueshmëria e akseve rrugore sipas Qarqeve të Vendit
| QARKU | SITUATA E AKSEVE NACIONALE | REKOMANDIME |
| Tiranë | Segmenti Tiranë – Qafë Priskë, qarkullimi është pa zinxhirë. Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë. Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt. Aksi Tiranë – Tuneli Elbasan, qarkullimi pa zinxhirë. Është hedhur kripë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Durrës | Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet me zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Elbasan | Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Në Qafë Thanë po bie borë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në segmentin rrugor Elbasan – Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë. Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave. Në segmentin Gramsh – Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Berat | Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. |
| Vlorë | Në aksin Vlore– Palasë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Palasë – Sarandë, qarkullimi është pa zinxhirë.
Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Gjirokastër | Në aksin Jorgucat – Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa
zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup me zinxhire. Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. |
| Korçë | Ka patur rreth 5 cm borë gjatë natës. Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset: Ersekë – Leskovik, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë, Liqenas – Dogana Goricë, si dhe në Qafë Qarri. Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica. |
| Fier | Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. | Të zbatohet sinjalistika rrugore. |
| Lezhë | Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica. |
| Kukës | Në aksin Bajram Curri – Valbonë, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Bajram Curri – Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me borëpastruese dhe punëtorë. Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Aksi Kukës – Ura e Zapodit. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi në pjesën më të madhe të aksit kryhet pa zinxhirë. Ne vendet ku ka prezencë të ngricave apo të akullit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. |
| Dibër | Në aksin Kuben – Vasie, , qarkullimi kryhet pa zinxhirë, përveç segmentit Sllovë – Kalaja e Dodës, ku rekomandohet kalimi me zinxhirë. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, përveç segmentit Muhur – Qafë Drajë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë. |
| Shkodër | Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen, mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave. Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta. Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Në gadishmëri janë borëpastruese dhe fadromë. Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, në segmentin “Laç Vau i Dejës- Qafë.Qelë – Gomsiqe” ka patur rënie gurësh, por janë pastruar. Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Po hidhet kripë në rrugë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. |
Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë. |











