• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikrijohet grupi mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin Amerikan

by A R
22/03/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ita e dytë e vizitës së Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Washington u shënua me rikrijimin e grupit mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin amerikan (Senate Albanian Issues Caucus). Lajmi u bë i ditur në vazhdën e takimeve që Ministri Bushati pati me bashkëdrejtuesit e grupit, Senatorët Gary Peters nga Michigan dhe Joni Ernst nga Iowa.

Grupi mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin amerikan përbëhet nga një grup senatorësh republikanë dhe demokratë dhe do të ketë rol kryesor mbështetjen, promovimin dhe favorizimin e dialogut në Senatin Amerikan mbi Shqipërinë dhe çështjet thelbësore, jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.

“Shqipëria është një aleate kyçe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një anëtare e vlerësuar e komunitetit ndërkombëtar e cila është e angazhuar në konsolidimin e demokracisë dhe zbatimin e reformave kyçe”, u shpreh Senatori Peters gjatë takimit me Ministrin Bushati.

Bashkëbiseduesit u ndalën mbi ecurinë e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë si dhe mbi peshën specifike dhe kontributin e posaçëm ekonomik dhe kulturor të komunitetit shqiptaro-amerikan në shtetin e Michigan-it.

“Mezi pres të bashkëpunoj me senatoren Joni Ernst për të konsoliduar lidhjet e thella midis popullit amerikan dhe atij shqiptar si dhe për të mbështetur aspiratat dhe të drejtat e shqiptarëve në vendet e Ballkanit”, theksoi senatori Peters.

Në takimin me bashkëdrejtuesen e grupit, senatoren republikane Joni Ernst, Ministri Bushati theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA -ve në kuadër të legjislaturës së re të Kongresit amerikan.

Senatorja Ernst nënvizoi peshën specifike të marrëdhënies shqiptaro-amerikane në Europën Jug-Lindore dhe vlerësoi arritjet e përbashkëta në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe perspektivës euro-atlantike të mbarë rajonit.

Zonja Ernst u angazhua se bashkërisht me senatorin Peters do të vepronte në funksion të arritjes së objektivave të dy vendeve aleate, në përballimin e rreziqeve të përbashkëta dhe promovimin e interesave dhe vlerave tona euro-atlantike./atsh/b.d

Next Post
Komisioneri Hahn: Reforma në Drejtësi do të sjellë rezultate në hetim dhe ndëshkim

Hahn: Ivanov të rishikojë urgjentisht pozicionin e tij, të formohet sa më shpejt qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In