• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet Shkolla e Baletit, gati të hapë dyert në shtator për 230 artistët e rinj (FOTO)

by Java News
12/08/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fillimin e vitit të ri shkollor, 230 artistët e rinj, nxënës të Shkollës së Baletit në Tiranë, do mund të studiojnë në një godinë moderne dhe me mjedise të rikonstruktuara. Kjo do t’i japë fund praktikës së mësimit në shkolla të tjera të këtyre nxënësve, të cilët ishin të detyruar të ndiqnin orët e mësimit diku tjetër për shkak të gjendjes së rrënuar ku ndodhej Shkolla e Baletit para se Bashkia e Tiranës të niste nga puna për rikonstruksionin e saj.

Punimet, të cilat janë drejt fundit, u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i kënaqur me ritmet dhe cilësinë. “Jam vërtet i kënaqur që kolegët e bashkisë punuan shumë fort gjatë gjithë verës, edhe në temperatura të larta, që të dilnim faqebardhë dhe teksa afron shtatori, të kemi një Shkollë Baleti që ndoshta ka cilësi edhe më të mirë se Liceu Artistik. Sigurisht, pas çdo pune, mësojmë se puna e radhës është akoma më e mirë. Kjo është ndoshta një nga të vetmet shkolla në Shqipëri e cila është e gjitha e kondicionuar, me foni të brendshme, me parket Harlequin dhe 6 salla kërcimi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë e cilësoi të turpshme gjendjen në të cilën ishte lënë Shkolla e Baletit dy vite më parë, pavarësisht se ndër vite ka nxjerrë talente që na kanë nderuar kudo në botë. “Mbaj mend ditën e parë kur nisëm punimet këtu, binte shi dhe i gjithë uji derdhej në parket. Sot është si dita me natën. Ne po bëjmë detyrën tonë dhe pastaj është detyra e mësuesve të talentuar, që talentin e këtyre të rinjve, ta çojnë më lart. Vetëm kur qyteti dhe shkolla bëjnë detyrën e tyre, besoj se realisht mund të jemi krenarë për këta të rinj sepse kemi dhënë edhe ne një kontribut modest. Është shumë kollaj të thuash “o sa mirë me qenë shqiptar”, por t’i lësh shkollat tona në gjendjen që i gjetëm para dy vitesh, është vërtet turp. Unë besoj se mund të themi “o sa mirë me qenë shqiptar” kur secili ka bërë detyrën e tij”, u shpreh ai.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të amfiteatrit dhe sistemimit të mjediseve të jashtme të shkollës, duke krijuar një hapësirë të denjë në shërbim të komunitetit. “Kemi ofruar një shkollë jashtëzakonisht dinjitoze, komuniteti gjithashtu ka përfituar një hapësirë e cila do të jetë për koncerte, për aktivitete, për shfaqje, që mund të përdoret gjithashtu edhe nga komuniteti në kohën e lirë dhe besoj i ka shtuar vlerën gjithë kësaj zone”, theksoi Veliaj.

Investimi i ri ka dhënë rezultatet e para, ku si pasojë e përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së mësimdhënies, janë rritur edhe kërkesat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në këtë shkollë. “Prindërit shikojnë që nuk janë më ato kushtet spartane ku janë trajnuar yjet e baletit shqiptar, por tani edhe kushtet janë në të njëjtin nivel si talenti i atyre që vijnë dhe konkurrojnë për Shkollën e Baletit. Ndaj, mezi pres që të kemi dy gëzime: hapjen e vitit të ri shkollor, por edhe 60-vjetorin e Shkollës së Baletit. Detyra jonë në bashki është që të bëjmë çmos që talentet të kenë shansin të shkëlqejnë”, shtoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tregtarëve të cilët janë vendosur pranë oborrit të shkollës, që të zhvendosen në tregjet e licencuara nga Bashkia e Tiranës. “Perimetri i kësaj shkolle fatkeqësisht është kthyer në një hapësirë tregtimi rrobash të përdorura. Kjo nuk është dinjitoze, ndaj Policia Bashkiake do të bëjë detyrën e vet, por unë shpresoj shumë që do të kemi mirëkuptim që ata që shesin dhe tregtojnë në ambientet e Shkollës së Baletit, të kuptojnë që kjo është një shkollë, një institucion arsimor, dhe jo treg rrobash. Nëse duan treg, ai është vetëm 50 metra më larg, ndaj nuk e mirëkuptoj histerinë e atyre që sulmojnë Policinë Bashkiake. Vetëm duke respektuar secili hapësirën e vet mund të kemi edhe shkollë cilësore, edhe treg cilësor, edhe lagje cilësore. Kjo është ëndrra për Tiranën moderne”, theksoi kryebashkiaku.

Në Shkollën e Baletit është bërë rikonstruksioni i fasadës, hidroizolimi i tarracës, rikonstruksioni total i nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik dhe i dhomave të zhveshjeve. Gjithashtu, është shtruar parketi i ri i përshtatshëm për sallat e kërcimit si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes.

a.ç

Next Post
Sherr i dhunshëm për pronën, dy kryeqytetasit bëjnë për spital njëri – tjetrin

Sherr i dhunshëm për pronën, dy kryeqytetasit bëjnë për spital njëri - tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

June 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

June 23, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
Më 11 maj Shqipëria zgjedh/ Kryesia e PD gati listat, ja si do të ndahen grupet e punës

Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

June 23, 2026
Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In