• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet kopshti nr. 25 në Tiranë, Veliaj: 120 fëmijë do të mësojnë në kushte më të mira

by Java News
22/08/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit 25 në Njësinë 5, duke e çuar kështu në 14 numrin total të kopshteve të rikonstruktuara deri tani në të gjithë Tiranën. Punimet e realizuara nga donatorët u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi pa kushtet që ofron kopshti për fëmijët, theksoi se ky është standardi i të gjitha punëve që Bashkia e Tiranës po bën në kryeqytet, në mënyrë të veçantë në infrastrukturën arsimore.

“Ky është kopshti i 14 që kemi rikonstruktuar, kemi edhe 9 të tjerë, të cilët në shtator, kur fëmijët të jenë kthyer nga pushimet, do të jetë një mundësi fantastike për t’i gjetur këto hapësira shumë herë më të mira se i lanë përpara se të shkonin me pushime”, tha Veliaj. Ai shtoi se pikërisht rritja e cilësisë së godinave, por edhe e shërbimit që ofrohet në këto kopshte, ka rritur ndjeshëm kërkesat e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kopshtet publike. Ndaj, ai falenderoi të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë dhënë qoftë edhe një ndihmë sado të vogël në përmirësimin e infrastrukturës, fillimisht të çerdheve dhe tashmë të kopshteve.28168224153_2bf8a4d03a_k

“Besoj se kemi ndërtuar një model që ia vlen të imitohet, sipas të cilit këtë vit po rikonstruktojmë 23 kopshte, ndërsa vjet rikonstruktuam 31 çerdhe. Më vjen mirë që jo vetëm është punuar në infrastrukturë, por edhe është ndërtuar një model që ia vlen të imitohet nga një brez i ri”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Më tej ai garantoi se ashtu siç edhe është premtuar, në javët në vazhdim do të mbarojnë së rikonstruktuari të gjitha kopshtet e tjera, në mënyrë që nisja e sezonit të ri arsimore t’i gjejë fëmijët në ambiente dinjitoze dhe të sigurta.28165491574_113a00203e_k

“Nuk do ia kishim dalë dot në qoftë se s’do ishte për gjithë kolegët tanë të kompanive dhe grupeve që i janë bashkuar nismës tonë “Adopto një kopsht”. Fëmijët imitojnë të rriturit, kjo do të thotë që nëse ne punojmë, nëse merremi me gjëra konkrete, nëse rrisim frymën pozitive në këtë qytet, atëherë do të kemi fëmijë që do të na imitojnë. Do të thotë që në të ardhmen do të merren më shumë me punë dhe jo me llafe, më shumë me gjëra konkrete se sa me thashetheme, më shumë me gjëra pozitive se sa me baste, lloto apo me intrigat e ditës në politikë”, shtoi Veliaj.28168192963_567baad405_k

Në kopshtin 25 janë bërë të gjitha punimet elektrike e hidraulike, duke larguar të gjithë lagështirën që vinte si nga ujërat e shiut nëpërmjet fasadës, ashtu edhe nga tualetet. Janë ndryshuar të gjitha veshjet dhe shtrimi i pllakave, është bërë veshja me laminat, janë shtuar ambientet e reja kryesisht me konstruksionin metalik në katin e dytë, e cila është kthyer në dhomë loje, si dhe është shtuar dhoma e psikologut. Po ashtu janë zëvendësuar dritaret e dëmtuara dhe janë rivendosur xhamat. Në ambientet e jashtme është vendosur ndriçimi dhe është bërë sistemimi i gjithë oborrit.

28677747042_ae680a3dd1_k

Next Post
“Pronarët e mediave, nga personazhe humori për filmat e Kinostudios, u bënë pronarë të Kinostudios”

“Pronarët e mediave, nga personazhe humori për filmat e Kinostudios, u bënë pronarë të Kinostudios”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
Trump: Është bërë përparim i madh për bazën ushtarake amerikane në Poloni -

Trump paralajmëron vendim për Iranin dhe bisedime me Huthitë: Do të shohim çfarë do të ndodhë

September 18, 2026
Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Dënimi i Krasniqit, avokati: U dënuan për shkak të posteve politike, kjo është e papranueshme

September 18, 2026
“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

September 18, 2026
Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

September 18, 2026
Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com