• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet Kopshti 18, Veliaj: Kemi rritur cilësinë, kushte më të mira për fëmijët

by Java News
25/09/2018 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kopshti 18” në Rr. “Mihal Grameno”, këtë vit shkollor do të ofrojë  kushte më të mira për fëmijët, por njëkohësisht ka ulur edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

 Kreu i bashkiës së Tiranës, Erion Veliaj tha se është dyfishuar numri i fëmijëve në këtë kopsht.

“Jam shumë entuziast sot që hapet “Kopshti 18”, një kopësht jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua sepse dikur ka qenë edhe kopshti im. Jam shumë i lumtur që kopshti jo vetëm është rregulluar, por i janë shtuar hapësirat me disa dhjetëra metra katrorë. Do të thotë që kemi shtuar grupet, kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë në një kopsht që tani ka thuajse 300 fëmijë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë investimeve të realizuara nga Bashkia e Tiranës, kopshtet publike ofrojnë kushte shumë herë më të mira, duke bërë që edhe kërkesa e prindërve të jetë më e lartë.

 “E di që këmbëngulja e prindërve për t’i çuar fëmijët në kopshtet publike është shumë e madhe. Për ne është kompliment. Do të thotë se kopshtet publike e kanë rritur aq shumë cilësinë, saqë për një vend në kopshtet publike kemi një pafundësi kërkesash. Megjithatë, duke qenë se kopshtet, edhe në administrim do t’i kalojnë Bashkisë së Tiranës, pra jo vetëm si ndërtim, por edhe si furnizim, besoj që edhe ne do të përgatitemi që të përballojmë më mirë nevojat që ka Tirana”, tha Veliaj, i cili falenderoi donatorët për kontributin që kanë dhënë për përmirësimin e infrastrukturës.

Veliaj tha se mobilimi i kopshtit u financua nga ambasada turke. 

 “Ne vërtet investuam në rikonstruksionin e kopshtit, por kishim nevojë për një ndihmë me mobiljet, të cilat na janë financuar shumë bujarisht nga ambasada turke dhe TIKA. Ky bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, të cilët ndihmojnë me gjëra konkrete, jo me seminare e konferenca, por diçka të prekshme, siç ishte mobilimi i këtij kopshti, bëri që të dyja fuqitë bashkë, e bashkisë dhe e qeverisë turke, të realizonin në një kohë rekord këtë kopësht fantastik, për të cilin kam nostalgji, dhe që mbush nevojat e një pellgu familjesh të reja që kanë shumë nevojë për arsim cilësor”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Duke e cilësuar Shqipërinë një vend mik të Turqisë, ambasadori turk në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, u shpreh se numri i projekteve të realizuara në vendin tonë është rreth 500. 

“Kopshti 18” ndodhet në Rr. “Mihal Grameno” dhe godina e tij ishte plotësisht e amortizuar. Me investimin e Bashkisë së Tiranës është ndërtuar edhe një shtesë që do të bëjë të mundur akomodimin e dy grupeve të reja fëmijësh. Gjithashtu, është ndërtuar një dhomë e posaçme për kaldajën, si dhe është bërë riorganizimi i ambienteve të brendshme, ndërkohë që mjediset e fjetjes dhe të lojës janë shtruar me parket. Ndërhyrje ka pësuar edhe shtresa e tarracës, si dhe është realizuar ngrohja me kaldajë me peletë.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Gruaja del lakuriq, futbollisti: Paskam thesar…

FOTOT/ Gruaja del lakuriq, futbollisti: Paskam thesar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vihet tritol lokalit në Tiranë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse, policia në kërkim të tij

Lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës dhe në një garazh në Shkallnur

September 3, 2026
Tragjike! Humb jetën në moshën 29-vjeçare ish-banori i “Big Brother VIP”

Tragjike! Humb jetën në moshën 29-vjeçare ish-banori i “Big Brother VIP”

September 3, 2026
Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

September 3, 2026
Berisha drejt SHBA-së, Shehi: U bë mirë për të, por nuk ndryshon situatën politike të PD-së

Berisha drejt SHBA-së, Shehi: U bë mirë për të, por nuk ndryshon situatën politike të PD-së

September 3, 2026
Hormuzi në flakë! Sulmohen 2 cisterna dhe vriten marinarët, Riadi: Irani të ndalë përshkallëzimin

Hormuzi në flakë! Sulmohen 2 cisterna dhe vriten marinarët, Riadi: Irani të ndalë përshkallëzimin

September 3, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

September 3, 2026
Gjykata bllokon urdhrin e Trumpit për kufizuar marrjen e shtetësisë nga lindja në SHBA -

Gjykata bllokon urdhrin e Trumpit për kufizuar marrjen e shtetësisë nga lindja në SHBA –

September 3, 2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë -

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Regjimi i Vuçiçit ka përgjuar qytetarët serbë –

September 3, 2026
Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me “Novichok” -

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com