• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet Kopshti 18, Veliaj: Cilësia e lartë ka rritur ndjeshëm kërkesat

by Java News
07/09/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur të nisin vitin e ri arsimor në tetor, vogëlushët e Njësisë 2 do ta gjejnë kopshtin e tyre me mjedise krejtësisht të reja dhe kushte më të mira. Bashkia e Tiranës po punon për rikonstruksionin e plotë të godinës, të cilës do t’i shtohen edhe disa mjedise te reja për fëmijët. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve dhe u shpreh i kënaqur për ecurinë e tyre, ndërsa shtoi se kopshti përveçse do të ofrojë kushte më të mira për fëmijët, do të ulë në të njëjtën kohë edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

“Po përpiqemi të kapim çdo ditë, që viti i ri shkollor të na gjejë gati me kopshtet, çerdhet e shkollat e Tiranës. Kësaj here jam disafish më i lumtur sepse kopshti i fundit në “buqetën” e kopshteve që kemi rregulluar në Tiranë qëllon që është kopshti im dhe siç thotë ajo shprehja: “Këpucari këpucët e veta i rregullon në fund”, edhe kopshti im në fakt po rregullohet i fundit, megjithatë është lajm i mirë jo vetëm për mua, por edhe për prindërit që fëmijët e tyre janë të detyruar t’i çojnë në kopshtet 40 ose 41”, tha Veliaj.

Ai theksoi se me ritmin që kanë ecur deri tani punimet, kopshti i rikonstruktuar do jetë gati për fëmijët në fillim të tetorit, ndërsa theksoi se ai do ketë tashmë një kapacitet më të madh se më parë. “Do të punojmë gjatë gjithë shtatorit, që në tetor t’i sjellim këtu fëmijët, sidomos fëmijët që vijnë për herë të parë në kopësht në zonën e ‘Mihal Gramenos’. Kopshti është thuajse dyfish në kapacitet, që në një farë mënyre amortizon presionin dhe kërkesën që kemi për kopshtet publike”, u shpreh Veliaj, duke bërë të ditur gjithashtu se ky është kopshti i 29 që rikonstruktohet.

Sipas kryebashkiakut, përveç rikonstruksionit të godinave dhe ambienteve ekzistuese po punohet edhe për hapjen e disa çerdheve dhe kopshteve të reja në ato zona, ku edhe ka nevojë më të madhe dhe ku këto institucione mungojnë. “Mezi pres që në këtë vit të ri shkollor të bëjmë edhe disa hapje të kopshteve e çerdheve të reja. Po shikojmë disa nga zonat e tjera me po aq fluks, në njësinë 5”, tha Veliaj. Ai shtoi gjithashtu se është programuar që vitin e ardhshëm t’i kushtohet një vëmendje më e madhe çerdheve dhe kopshteve në zonat rurale për t’u siguruar që Bashkia e Tiranës i trajton qytetarët e vet njësoj, pavarësisht faktit nëse jetojnë në fshat apo në qytet.

 “Kemi planifikuar që vitin tjetër fokusin ta kemi në kopshtet e çerdhet e zonave rurale. Kemi shumë kërkesa në Ndroq, në Pezë, në Vaqarr. Do të duhet të ofrojmë shërbime edhe atje, përndryshe do të riskojmë që të përsërisim historinë e shkollave ku të gjithë transferohen në Tiranë nga zonat rurale, sepse preferojnë shërbimin e Tiranës. Nëse do të ofrojmë të njëjtin shërbim kudo, atëherë do ulet edhe ky presion për shërbime, edhe në trafik, por edhe në kosto financiare të gjithë atyre që duhet të lëvizin përditë, për të marrë shërbimet në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se rikonstruksioni i kopshteve dhe çerdheve publike ka rritur ndjeshëm edhe kërkesën e qytetarëve për t’i çuar fëmijët e tyre në to. “Ndonjëherë jemi viktima të suksesit tonë. Ngaqë kopshtet publike po bëhen shumë herë më mirë se sa privatët, kemi edhe një kërkesë të jashtëzakonshme. Sot raportet janë 8 me 1; pra, për një vend në kopshtet publike ka 8 kërkesa. Për sa kohë që ka vetëm një vend për çdo 8 kërkesa, 7 do mërziten, por ajo që kemi bërë me shumë kujdes është që t’i japim prioritet atyre që prej kushteve ekonomike, dhe situatës sociale që kanë në familje, të kenë prioritet dhe të ndiejnë ndihmën e Bashkisë”, shtoi kryetari i bashkisë.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë punën me çerdhet dhe kopshtet duke subvencionuar në të njëjtën kohë edhe shërbimin që marrin fëmijët në to, por theksoi se gjithmonë është e nevojshme edhe ndihma e qytetarëve. “Të gjitha shërbimet në kopshtet e çerdhet tona subvencionohen nga bashkia, jo në përmasat 1 me 2, por në përmasën 1 me 7, ose 1 me 8; pra për çdo një lek që paguan dikush në shërbimin publik të kopshtit e çerdhes, Bashkia vë 7 apo 8 lekë. Do të thotë që jemi në një situatë ku një pjesë e madhe e taksave të Bashkisë shkon vetëm për të subvencionuar këto shërbime. Duam të vazhdojmë në të ardhmen, ama duam gjithashtu që të kuptojmë se ka një kosto financiare që Bashkia është e përgatitur ta përballojë, por kjo do të kërkojë edhe pak ndihmë dhe kontribut nga komuniteti”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falënderoi në mënyrë të veçantë të gjitha edukatoret e kopshteve dhe çerdheve që shërbyen për t’i mbajtur hapur gjatë muajve të verës, duke sakrifikuar edhe pushimet e tyre. “E di që rregulli ka ekzistuar gjithmonë, por rrallëherë është zbatuar, siç është zbatuar në dy vitet e fundit. Ndaj e çmoj shumë faktin që në asnjë ditë nuk ndërpremë shërbimin e kopshteve dhe çerdheve, për t’u siguruar që edhe ata që s’kanë mundësi për plazh, ose i kanë pasur pushimet në kohë të tjera, të kenë mundësi të kthehen në punë, duke i besuar fëmijët në kopshtet e çerdhet publike të Bashkisë”, u shpreh Veliaj.

“Kopshti Nr. 18” ndodhet në Rrugën “Mihal Grameno” në Njësinë Nr.2 dhe godina e tij ishte plotësisht e amortizuar. Me investimin e Bashkisë së Tiranës po bëhet rikonstruksioni i plotë i godinës ekzistuese, si dhe është ndërtuar një shtesë që do të bëjë të mundur akomodimin e dy grupeve të reja fëmijësh. Gjithashtu, po ndërtohet një dhomë e posaçme për kaldajën, si dhe po bëhet një riorganizim i ambienteve të brendshme, ndërkohë që ambientet e fjetjes dhe të lojës do shtrohen me parket. Do të bëhen ndërhyrje në shtresat e tarracës, si dhe do të realizohet ngrohja me kaldajë me peletë.

a.ç

Next Post
Kotzias foli me gjuhën e “naçuve”

Akademia, albanologjia dhe shkenca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

June 23, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

June 23, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In