• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet çerdhja Nr. 17 në kryeqytet, Veliaj: Janë më të mira se privati, dhe më të mira në rajon

by Java News
24/05/2019 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çerdhja Nr. 17 në Njësinë 7 në Tiranë ka marrë një pamje të re pas rikonstruksionit të plotë të bërë nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, Konsullin e Nderit të Izraelit në Shqipëri dhe Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael. Sipas bashkisë, ata që përfitojnë kushte më të mira janë 120 fëmijë që frekuentojnë çdo ditë çerdhen.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, së bashku me deputeten e PS, Blerina Gjylameti, Koordinatorin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, Elton Nake, Kreun e Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi inspektuan përfundimin e punimeve të çerdhes së re.

“Jam shumë i nderuar sot që e kemi kthyer në një traditë me ambasadorin, që çdo maj e kthejmë në një mundësi për të shërbyer në komunitet, herën e kaluar duke mbjellë pemë, këtë vit duke mbjellë të ardhmen e këtij qyteti që janë fëmijët, djemtë dhe vajzat që shkojnë në çerdhe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se çerdhet dhe kopshtet e rikonstruktuara ofrojnë standarde shumë herë më të mira se ato në privat. “Nëse ka një gjë që jam krenar këto katër vitet e fundit është se falë punës së bashkisë, por edhe gjithë dashamirësisë së dhomave të tregtisë, ambasadave të ndryshme dhe sipërmarrjeve, çerdhet dhe kopshtet e Tiranës jo vetëm janë më të mira se privati, por edhe më të mira në rajon, ndoshta edhe në shumë vende të tjera të botës. Për këtë standard që kemi vendosur gjithmonë do të pranojmë ndihmën e kujtdo që te ngremë stekën akoma më lart”, deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës krijon të gjitha mundësitë që brezi i ri të ecë përpara. Ai shprehu bindjen se ky raport special mes Tiranës dhe qyteteve në Izrael do të vijojë të forcohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer. “Jam i lumtur që më në fund kemi edhe një raport special midis qyteteve, midis Tiranës, Tel Avivit, Haifës, Jeruzalemit dhe besoj që qielli është i njëjti falë edhe bashkëpunimit fantastik që kemi me Blerinën dhe grupin e miqësisë së deputetëve. Besoj që për marrëdhëniet Shqipëri-Izrael e ardhmja është përpara”, tha ai.

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin siguroi se sikurse është bërë tashmë traditë, mbështetja e shtetit që ai përfaqëson do të vijojë edhe me të tjera projekte. “Këtë vit, kemi menduar për një startup më të mirë për fëmijët, në këtë komunitet, në këtë lagje, është një projekt që nuk do të mund ta kishim realizuar pa mbështetjen e Bashkisë, të Dhomës së Tregtisë. Këtë projekt e realizuam së bashku, dhe jemi vërtet krenarë, dhe duam ta kthejmë këtë në një traditë, dhe vitin tjetër të realizojmë një tjetër projekt në qytetin e Tiranës”, tha Rodkin.

Deputetja e PS dhe njëherazi Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti deklaroi se rikonstruksioni i kësaj çerdheje është në vazhdën e investimeve që Bashkia e Tiranës ka parashikuar në shumë zonë të ndryshme të vendit.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu për të parë nga afër këtë lloj investimi që realisht është në vazhdën e investimeve. Ne nuk marrim borxh të ardhmen, duke investuar vetëm në të tashmen, por kombinojmë me vëmendje të madhe, falë edhe bashkëpunimit dhe në mënyrë të posaçme të kësaj miqësie që ka lindur para shumë viteve me Izraelin, por sot kurorëzohet në një mënyrë ndryshe. Ne sot investojmë për të ardhmen e gjithë fëmijëve në Shqipëri”, deklaroi Gjylameti.

Sipas bashkisë në çerdhen Nr. 17, në bashkëpunim me donatorët, janë mundësuar punimet e brendshme, të cilat konsistojnë në suvatim, shtrim pllakash, shtrim laminat, si dhe të gjithë instalimet elektrike dhe hidraulike. Gjithashtu, janë kryer edhe punimet e jashtme, sistemimi i hapësirës së gjelbër, krijimi i këndeve të lojërave dhe rikonstruksioni i plotë i të gjithë fasadës.

Next Post
Trafik droge me Shqipërinë, pranga dy shqiptarëve në Malin e Zi

Trafik droge me Shqipërinë, pranga dy shqiptarëve në Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In