• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikonstruktohet biblioteka “Hamit Beqaj” në Njësinë 8 në kryeqytet

by A R
04/11/2018 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë e kryeqytetit, studentët, por edhe çdo i apasionuar pas librit, ka një strehë të re për t’iu përkushtuar leximit, studimit apo aktiviteteve të ndryshme kulturore. Bashkia e Tiranës ka rindërtuar bibliotekën e Njësisë Administrative 8, duke e kthyer atë në një mjedis modern dhe të përshtatshëm për çdo lexues. I pranishëm në përurimin e Bibliotekës Nr. 5, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi angazhimin e bashkisë për t’iu ofruar miqve të librit hapësira sa më dinjitoze, si një mënyrë për t’i dhënë kulturës dhe leximit një vëmendje më të madhe, por edhe për të tërhequr të rinjtë.

“Ka qenë prej kohësh një nga ambiciet tona që të kishim një strehë të tillë për librin në Njësinë 8. Në fakt, kur hyn dhe shikon fotot se si kanë dalë bibliotekat e reja, i ngjajnë shumë kafeve luksoze. Ndjej një entuziazëm shumë të madh kur mendoj se kemi ardhur te dita kur shteti, publiku, bashkia, qyteti, ofron të njëjtin luks për librin siç e ofron kapitalisti për atë që shkon pi kafe në një nga 10 mijë kafet e Tiranës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku pohoi se gara e vërtetë sot nuk është për infrastrukturë, por për kulturë. Ndaj, theksoi ai, është e domodoshme që Bashkia të krijojë kushte sa më të mira për çdo lexues në kryeqytet. “Fakti që sot dikush që lexon nuk konsiderohet më një specie në zhdukje, i cili duhet të futet në një skutë të errët, me lagështi, por po i rezervojmë librit, në kuptimin e mirë të fjalës, vanitetin që shoqëria jonë sot e kazino-kapitalistit ia rezervon industrive të tjera, them se është një fitore e kulturës mbi antikulturën. Sot më vjen mirë sepse kemi bërë një fitore të vogël, një hapësirë dikur komplet të degraduar e kemi shndërruar në një nga bibliotekat më të bukura e më të mira në zemër të Tiranës”, u shpreh kreu i bashkisë.

Veliaj vlerësoi mbështetjen e të rinjve, donatorëve të ndryshëm, por edhe të përfaqësive diplomatike të huaja, që janë bërë pjesë e kontribuesve për pasurimin e bibliotekave të kryeqytetit me tituj librash. “Gjasat janë që nëse kemi një copë tonën këtu, do të kujdesemi që ajo të mos prishet, të mos vandalizohet, të mos dëmtohet e degradohet. Jam posaçërisht i nderuar si kryetar bashkie, që jo vetëm hapim këtë bibliotekë të re, por që ajo mban një emër të madh. Unë besoj se sot jo vetëm jemi të nderuar që i japim emrin “Hamit Beqaj” kësaj biblioteke, por besoj se më shumë se kurrë mësimet e tij kanë dobi për qytetin e Tiranës”, tha ai.

Kryebashkiaku risolli në vëmendje fushatën për dhurimin e librit, ndërsa u bëri apel të rinjve të bëhen pjesë e saj, si një mënyrë për të pasuruar bibliotekat. “Kemi nisur një fushatë për dhurimin e librit. Siç po bëjmë fushatën e mbjelljes së pemëve, sikur ta merrnim seriozisht edhe këtë të librave, jam i bindur që mund të mbledhim më shumë se 100 mijë libra, për ta rikthyer librin në trend. Ndaj, dua t’ju bëj apel të gjithëve që nëse keni mundësi, librat që tashmë i keni lexuar, që kanë kaluar në duart e familjes, mund t’ia dhuroni bibliotekës”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj vlerësoi edhe njëherë vendimin e rëndësishëm të qeverisë për mbylljen e kazinove duke e konsideruar atë si një nga vendimet më të guximshme. Ai tha se një nga arsyet pse bashkia e ka shtuar ritmin e punës me bibliotekat, terrenet sportive, këndet e lodrave, është pikërisht për t’u dhënë një alternativë tjetër të rinjve të qytetit.

/b.d

Next Post
Moti i keq u merr jetën 12 personave në Itali

Moti i keq u merr jetën 12 personave në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Federata merr vendimin, Superkupa e Spanjës do të luhet në Stamboll në vitin 2027!

Federata merr vendimin, Superkupa e Spanjës do të luhet në Stamboll në vitin 2027!

August 13, 2026
SHBA-të do ekzekutojnë 3 të dënuar me vdekje brenda ditës së sotme! Njëri prej tyre përdhunoi dhe vrau një vajzë 5-vjeçare

SHBA-të do ekzekutojnë 3 të dënuar me vdekje brenda ditës së sotme! Njëri prej tyre përdhunoi dhe vrau një vajzë 5-vjeçare

August 13, 2026
FOTO/ Shpërthen rafineria në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur! Dyshimet e para për shkakun

FOTO/ Shpërthen rafineria në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur! Dyshimet e para për shkakun

August 13, 2026
“Janë djegur rreth 20 hektarë”- Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR: Shumica janë pyje, ka dëme edhe në ullishte e vreshta

“Janë djegur rreth 20 hektarë”- Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR: Shumica janë pyje, ka dëme edhe në ullishte e vreshta

August 13, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Piromanët i shpëtojnë drejtësisë, vetëm 18 fajtorë në 211 çështje! Shumica e dosjeve mbyllen pa prova

August 13, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri Nufi: Aksion pa ndërprerje nga toka e ajri, 274 forca dhe 5 mjete ajrore! Siguria e qytetarëve, prioritet

Situata e zjarreve në vend, ministri Nufi: Aksion pa ndërprerje nga toka e ajri, 274 forca dhe 5 mjete ajrore! Siguria e qytetarëve, prioritet

August 13, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

August 13, 2026
“Shqipëria drejt anëtarësimit final në BE”- Media ndërkombëtare: Unioni përballë provës më të fortë të zgjerimit dhe pa kthim pas!

“Shqipëria drejt anëtarësimit final në BE”- Media ndërkombëtare: Unioni përballë provës më të fortë të zgjerimit dhe pa kthim pas!

August 13, 2026
VIDEO/ Filmoi veten duke udhëtuar me 307 km/h, e pëson futbollisti në Angli, përfundon në qeli! (FOTO)

VIDEO/ Filmoi veten duke udhëtuar me 307 km/h, e pëson futbollisti në Angli, përfundon në qeli! (FOTO)

August 13, 2026
VIDEO/ Zjarri shkrumbon anijet turistike në Turqi, 115 personat në bord zhyten në det për të shpëtuar! Flakë e tym i zi, shikoni pamjet

VIDEO/ Zjarri shkrumbon anijet turistike në Turqi, 115 personat në bord zhyten në det për të shpëtuar! Flakë e tym i zi, shikoni pamjet

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com