• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikonstruktimi i Teatrit të Operas do të kushtojë 8.7 mln euro

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8.652.324 euro, ose 1.211.325.418 lekë do të kushtojë rehabilitimi i Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Punimet pritet të fillojnë në janar të 2017-tës dhe të përfundojnë në qershor të 2019-tës. Gati dy vjet, pas 60-të vitesh nga krijimi i saj TKOB, do ti nënshtrohet një restaurimi i cili është shoqëruar me një sërë debatesh, prej të cilëve mendohet të kenë qënë shkak dhe për dorëheqjen e ish drejtorit Ilir Kerni.

Me Urdhër Nr.122, datë 05.03.2007, objekti “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baleti” gëzon statusin Monument Kulture i kategorisë së dytë, me Nr. II-019. Si i tillë ky objekt mbrohet, bazuar në Ligjin nr.9048, dt.07.04.2003, ”Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar, neni 27,“Monumente kulture të kategorisë II janë ndërtimet me vlera të spikatura, kryesisht në pamjen e tyre të jashtme.” Gjithashtu përfshihet brenda kufirit të zonës së shpallur “Ansambël Monument Kulture i aksit kryesor dhe Qendrës historike të qytetit të Tiranës”, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.180. datë 13.04.2000.

Gjëndja aktuale

Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit ka filluar të shfrytëzohet që nga shtatori i vitit 1966 dhe që në fillim janë hasur problemet që lidheshin me akustiken si: intensiteti i ndryshëm i përhapjes së valëve zanore në mënyrë jo të njëtrajtshme në pika të ndryshme (dhe veçanërisht në llozhën qeveritare) dhe dëgjimi i dobët dhe pa kolorit. Për këtë u bënë ndërhyrjet e para në akustikë në vitin 1975. Gjendja e përgjithshme e ndërtesës shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë. Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë dhe në mirëmbajtje. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë nuk ka patur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij. Sistemi elektrik është i amortizuar, nuk përmbush normat e lejuara dhe ka nevojë për shtimin e kapacitetit. Sistemi i aspirim/ kondicionimit është funksional pas një ndërhyrjeje të kryer në vitin 2009 për realizimin e këtij sistemi vetëm në hapësirën e sallës (jo në skenë). Për shkak të vendosjes së gabuar të skemës së qarkullimit të ajrit, ky sistem nuk e realizon qëllimin e vet me sukses. Gjithashtu, është një tjetër sistem paralel, ai i kaldajës, punimet për të cilën janë kryer në vitin 2004. Sistemi i fonisë është funksional, por duhen përcaktuar nevojat për pajisjet (boxe, mikrofonë, kufje, sistemi qëndror i zërit) dhe ambjenti teknik i kontrollit të zërit. Mungon sinjalistika për lëvizjen dhe për daljet e avarisë. Nuk realizohen standardet për shfrytëzimin e hapësirave nga PAK – personat me aftësi të kufizuara.

Momentet e ndërhyrjeve

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ka nevojë të ndërhyhet rrënjësisht në të gjithë elementet përbërës të tij. Sipas projektuesve, rikonstruktimi pritet të përmirësojë në mënyrë cilësore, hapësirat e këtij objekti dukë sjellë një risi në aktivitetin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Arkitekura dhe sistemet bashkëkohore do të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ndërhyrjet e reja pritet të sjellin një hapësirë të re qytetare, për  të përmirësuar marrëdhëniet me spektatorin duke rimodeluar volumin dhe lëvizjen, etj. Në imazhin e ri që pritet të ketë TKOB do të ketë më tepër hapësira për shfaqje, apo hapësira për personelin dhe publikun./shqip/a.k

Next Post
Familja kërkon trupin e kosovarit që ra me avion

Familja kërkon trupin e kosovarit që ra me avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In