• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rikonstruksioni i ish-hotel Dajtit do të kushtojë 16 mln euro

by Java News
13/06/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se, veç 30 milionë eurove, me të cilën ka blerë ish-hotel Dajtin, do të shpenzohen maksimumi edhe 16 milionë euro të tjera për ristrukturimin e godinës, tashmë të shkatërruar. Ajo ka sqaruar me hollësi procedurat që nga shitja deri në kontraktimin e rikonstruktuesit, por pa përmendur emrin e tij.

Sipas njoftimit, blerja është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës pas një VKM të datës 12.05.2010, që autorizonte shitjen dhe objekti kaloi në pronësi të BSH. Më pas, më 2011, u realizua procedura e zgjedhjes së projektuesit me anë të një konkursi ndërkombëtar, që është Ark. Marco Petreschi. Në 30 janar 2015, projekti u dorëzua në Institutin e Monumenteve të Kulturës, i cili iu përgjigj Bankës së Shqipërisë në qershor të të njëjtit vit.

Më tej u vijua me marrjen e miratimit nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, një detyrim ligjor ky për rikonstruksion të objekteve shpallur Monument Kulture.

Në vijim, Banka e Shqipërisë ndoqi procedurat e aplikimit në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, si ministri e linjës. Me përfundimin e procedurave për marrjen e lejes dhe njoftimin zyrtar nga autoritetet përkatëse, në fund të korrikut 2016, pas njohjes me detyrimin për shlyerjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, Banka e Shqipërisë kreu të gjitha pagesat përkatëse për Bashkinë e Tiranës.

Në garën për rikostruksionin u paraqitën 10 kompani, ndërkohë që u kualifikuan shtatë prej tyre. Në vijim, sipas BSH, u ndoqën të gjitha procedurat e tenderimit për objektin e prokurimit “Rikonstruksioni i ndërtesës së ish-hotel Dajtit”, procedurë që do të përfundojë me nënshkrimin e kontratës mes palëve. Por BSH deklaron se emrin e fituesit të garës do të bëjë publik vetëm pasi të jetë nënshkruar kontrata.

ma.me
Next Post
Kush është Hans Falenski, që Basha “e shet” si këshilltar të Merkelit në fushatë

Kush është Hans Falenski, që Basha "e shet" si këshilltar të Merkelit në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Nuk ka më pezullime ministrash!/ Beqiri: Kushtetuesja u pozicionua politikisht

February 17, 2026
Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

February 17, 2026
Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

February 17, 2026
Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In