• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rikonstruksioni i godinës së DRSHTRR Fier/ Balluku: Kushte më të mira pune dhe shërbimi

by Java News
13/10/2019 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve si dhe përmirësimi i infrastrukturës janë në fokus të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për këtë qëllim në DRSHTRR Fier ka nisur realizimi i një investimi, i cili do të bëjë të mundur transformimin rrënjësor të mjediseve të kësaj drejtorie, duke siguruar kushte më të mira pune për personelin dhe veçanërisht për kushte komode për shërbimin ndaj qytetarëve.

Godina aktuale e DRSHTRR Fier gjendet në kushte të pamjaftueshme për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme dhe për pasojë është kërkuar shtimi i ambienteve të shërbimit dhe rikonstruksion pjesor i saj. Projekti, i cili tashmë ka nisur të zbatohet, konstiston në ndërtimin e një shtese anësore, në krahun perëndimor të godinës ekzistuese, e organizuar në 2 kate, si dhe riorganizim i ambienteve ekzistuese duke ofruar komoditet dhe cilësi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja kanë inspektuar punimet e nisura për realizimin e këtij projekti.

“Drejtoria ishte në kushte të papërshtatshme dhe nuk përballonte dot fluksin e Fierit, si nga pikëpamja e volumit edhe nga pikëpamja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët priteshin në këto sportele. Gjithçka shikoni në katin e parë tashmë ndahet në dy pjesë. Pra drejtuesit e mjeteve do të vijnë në një sallë krejtësisht të re, po ashtu dhe testimi dhe gjithë pjesa e drejtuesit të mjeteve, kualifikimit etj., do të vendosen në një sallë të re në shtesën që po bëhet. Arkiva që ndodhet në katin e dytë të godinës ekzistuese dhe që ishte me rrezik peshe, ndahet dhe vendoset po ashtu në shtesën e re”, tha Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR.

Duke e cilësuar Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fieri si një ndër më të rëndësishmet në vend, referuar numrit të madh të qytetarëve që marrin shërbim pranë saj gjatë një viti, ministrja Belinda Balluku tha se ndërhyrja që po bëhet do t’i japë zgjidhje për një periudhë afatgjatë shqetësimit të këtyre viteve si për punonjësit e kësaj drejtorie ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.

“Kjo është një nga Drejtoritë Rajonale më të rëndësishme. Ne e kemi identifikuar në fillim të vitit problematikën, që kishim këtu, ndaj koha për ndërhyrjen ka ardhur dhe është shumë e rëndësishme që të jetë një ndërhyrje që do funksionojë afatgjatë dhe mos të na duhet të ndërhyjmë prapë”, nënvizoi Balluku.

Ministrja theksoi se përveç shërbimeve që janë përmirësuar ndjeshëm tashmë duhet të përmirësohen edhe ndërtesat, sistemet, rrjeti dhe gjithçka duhet të informatizohet. “Është e papranueshme që ne të vazhdojmë të punojmë me letra, të cilat sado të kujdesshëm të jemi nuk i ruajmë dot. Arkivat elektronike janë synimi kryesor përsa i përket kësaj pjese”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bisedoi edhe me punonjësit e DRSHTRR Fier ku kërkoi prej tyre përkushtim maksimal në mënyrë që gjatë muajve që do të bëhen punimet për rikonstruksionin e godinës të mos ndikojnë në cilësinë e shërbimit që ju ofrohet qytetarëve.

“Gjithmonë në fazat e tranzicionit kur ka punime, kur do ndryshohen shumë gjëra brenda, përfshirë sistemin elektronik edhe gjithçka tjetër, kërkohet nga ju një impenjim shumë i madh, që të gjitha proceset të vazhdojnë pa ndërprerje dhe të mos kemi qytetarë të mërzitur. Proceset nga një herë mund të vështirësohen nga pak për shkak se aty do të ketë punime, por ama gjithçka që po bëjmë sot është për të qenë edhe ju në kushte më të mira, në mjedise më të mira pune, por dhe qytetarët t’i marrin shërbimet në mjedise ashtu siç ju takon. Të gjithë së bashku duhet të lehtësoni këtë fazë tranzicioni kaq të rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Në DRSHTRR Fier ofrohen më shumë se 165 mijë shërbime gjatë një viti kalendarik duke e renditur këtë drejtori në vend të tretë në rang vendi sa i takon numrit të shërbimeve të ofruara.

Next Post
FOTOT/Françeska Jaçe akuzon Kejvina Kthellën për vjedhje, prapaskenat e sherrit mes dy “mikeshave”

FOTOT/Françeska Jaçe akuzon Kejvina Kthellën për vjedhje, prapaskenat e sherrit mes dy “mikeshave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com