• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Rikard Ljarja misionar i artit”/ Akademia e Shkencave: E nisi karrierën si muzikant, shkëlqeu si aktor, e vazhdoi si regjisor

by Java News
21/04/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademia e Shkencave ka shprehur sot ngushëllimet për familjen e Rikard Ljarjas. Në një regim ASH, shkruan se të gjithë janë të prekur sot nga vdekja e Ljarjas. Akademia  e shkencave e ka cilësuar Rikardin si profilin unik dhe të pazëvendësueshëm në artin shqpitar. “Rikard Ljarja hyri në kinemanë shqiptare për ta pasuruar atë me një plastikë të brendshme si rrallë kush tjetër, me aksion dhe me psikologji ndërvepruese”, shkruhet në deklaratë.

Rikard Ljarja, autoportret

REAGIMI I PLLOTË

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Rikard Ljarjes, personalitetit të madh të skenës teatrore dhe të kinematografisë shqiptare. Në këtë ditë të trishtuar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes komisionit të Artit dhe Trashëgimisë Kulturore i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Ljarja, qytetarisë shkodrane dhe mbarë komunitetit artistik të vendit, e më gjerë. Rikard Ljarja ishte një misionar i artit.

E nisi karrierën si muzikant dhe piktor, shkëlqeu si aktor, e vazhdoi si regjisor filmi e teatri dhe e mbylli si shkrimtar dinjtoz, dhe të gjitha këto i realizoi duke mbetur njeri. Rikard Ljarja hyri në kinemanë shqiptare për ta pasuruar atë me një plastikë të brendshme si rrallë kush tjetër, me aksion dhe me psikologji ndërvepruese. Tradita jonë e filmit nuk mund të kuptohet pa këtë simbol, pa emrin, fjalën, gjestin, zërin dhe profilin e tij unik dhe të pazëvendësueshëm.

Ai do mbetet në mend e celuloid për role të frymëzuara e origjinale si, mësuesi te “Komisari i Dritës”, marinari te “Duel i heshtur”, mekaniku te “Ndërgjegjia” etj, etj. Si regjisor filmi ka lënë në fondin tonë të artë filmat si “Radiostacioni” dhe “Sketerrë ‘44”. Si romancier “Në një humbëtirë këndej rrotull”. Rikadi ishte në botën shqiptare edhe një lloj i veçantë i gjinisë tonë humane, që eci mes njerëzve si njëri prej tyre e që jetoi me shqetësimet dhe me hallet e kohëve. Lamtumirë Rikardi ynë, Rikard i të gjithëve!

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi, Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv: Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë

“Piku i koronavirusit ka kaluar”/ Flet mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi": Strategjia me gjurmimin e rasteve ka dhënë sukses

Comments 1

  1. Zamira says:
    6 years ago

    Vertet personalitet i qete, i madh dhe i respektuar.
    Ngushellime familjes

    Reply

Leave a Reply to Zamira Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In