• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rijetëzohet aerodromi! Pas 30 vitesh avionë sportiv demonstrojnë mbi Gjirokastër

by Java News
05/06/2021 18:06
FOTO ILUSTRUESE NGA MALET E GJIROKASTRES

FOTO ILUSTRUESE NGA MALET E GJIROKASTRES

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendit pritet t’i i shtohet një pistë e re për fluturimin e avionëve të vegjël, sportiv. Është testuar me sukses aerodromi i Gjirokastrës i cili prej 30 vitesh ishte lënë jashtë funksionit. Kanë qenë pilotë të Aeronautikës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut që janë ulur në pistë, ndërsa kryebashkiaku i Gjirokastrës shpreson që ky aerodrom të vihet së shpejti në funksionon të turizmit.

Nga Piro Nase*
GJIROKASTËR– Rijetëzimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë realitet pas 30 vitesh. Katër aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova, në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare u ulën në aerodromin e qytetit duke ofruar spektakël mbi qiellin e kaltër.

Ka qene një insistim nga Bashkia e Gjirokastrës që është bërë realitet këtë të shtunë për rikthimin në origjinë të pistës së aerodromit çka synon kthimin e tij në një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës “365 ditë turizëm”

“Një ditë e bukur për qytetin pas 30 vitesh, riaktivizojmë aerodromin e qytetit. jam i lumtur që ia arritëm pavarësisht problemeve që kemi pasur kemi punuar fort me aeronatikën shqiptare. nuk është një aerodrom për aeronautikë për sport por edhe turizmin. Ishte testimi ditën e djeshme kishim 4 avionë, ndërsa sot për arsye teknike nuk i patëm 4 avionët. Kemi marrë edhe besimin dhe bashkë me Afrimin besoj do ta bëjmë së shpejti linjën Gjirokastër-Prishtinë. Ka ende probleme teknike por ne besojmë se do ta vendosim në punë për të zhvilluar aktivitete turistike”, tha Flamur Golemi kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.

Organizatorë të aktivitetit pohuan se pavarësisht dëshirës së mirë, pista vazhdon ende të ketë probleme teknike dhe kërkohet më shumë mbështetje nga qeveria për ta sjellë atë në parametrat e kërkuara për realizimin e fluturimeve.  Po kështu duhen ndryshuar dispozitat ligjore për të mundësuar fluturimin e avionëve të vegjël për qëllime sportive e turistike.

“Testimi i djeshëm ka shkuar shumë mirë, por është një aerodrom që do investim do përkrahje nga qeveria, aktualisht mund të them se parakushtet ekzistojnë, por duhet të ngrihet edhe infrastrukturë por edhe duhen hartua ligje në mënyrë që këtu të ulen avionë nga Shqipëria, Kosova, etj. Ka nevojë që merret iniciativa ligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil në mënyrë që të krijohet mundësia ligjore që njerëzit që duan të fluturojnë të vijnë këtu për aktivitete sportive, për turizëm. Tani “akulli është thyer” dhe dëshirojmë që qeveria ta përkrahë këtë iniciativë dhe së shpejti do kemi edhe aktivitete të tjera, por duhet të vijnë ekspertët ta certifikojnë këtë fushë”, tha Afrim Haziri përfaqësues nga Federata Aeronautike e Kosovës.

I vënë në funksion në fillim të viteve ’30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit  Gjirokastrën. Ndërsa në vitin 2014 ai u bllokua me blloqe betoni pas akuzave të opozitës se infrastruktura e ushtrisë po përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. (Shqiptarja.com)

Next Post
Rama mohon paktin me Vuçiç për Kosovën: Prodhim i kazanit mediatik serb

Bulqizë/ Harxhi: Data e zgjedhjeve në PD duhej shtyrë deri në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

January 28, 2026
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

January 28, 2026
Elisa e Çudirave

Miku im hebrè

January 28, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave

January 28, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Rama, balet diplomatik në tehun e briskut

January 28, 2026
Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

January 28, 2026
Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 28, 2026
PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

January 28, 2026
Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

January 28, 2026
Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In