• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapja e hetimeve për 21 Janarin, Çuçi: Plumbi që vrau Aleks Nikën, provë që nuk është ezauruar asnjëherë

by A R
21/01/2021 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot u mbushën 10 vite nga 21 janari i vitit 2011 kur u vranë katër protestues përpara Kryeministrisë. Qeveria bëri dy lëvizje, së pari policia i kërkoi prokurorisë rihapjen e dosjes, ndërsa sot Edi Rama shpalli 4 protestuesit dëshmorë të atdheut.

Por cilat janë provat e reja mbi të cilat policia i kërkon prokurorisë rihapjen e dosjes së 21 janarit? Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se prova që nuk është ezauruar asnjëherë është plumbi që ka goditur Aleks Nikën.

Ministri tha se u kërkua riekspertim, pasi beson se zhvillimi i teknologjisë do të zbulojë nga erdhi plumbi, si erdhi dhe nga cila armë është qëlluar.

Pjesë nga intervista e Bledi Çuçit:

Duke e papritur lëvizja e policisë, pse e dërguat tani dosjen në prokurori?

Nuk është e papritur por ngaqë merr vëmendje më shumë për shkak të 10 vjetorit, prandaj lajmi “merr dhenë”, nëse do të përdornim një shprehje popullore.

 Policia e ka pasur dosjen, ka kryer disa veprime të tjera dhe në këtë moment e ka parë të arsyeshme, që me këto prova që ka në dorë, krijohet bindja që mund të rihapet dosja.

Policia nuk ka asnjë provë, ia ka dërguar prokurorisë për të rishqyrtuar disa rrethana, ka prova të reja?

Është një provë që nuk është ezaurur asnjëherë. Që është plumbi që ka goditur Aleks Nikën. Kjo është një provë e pa ezauruar për shkak se me zhvillimin e teknologjisë së para 10 viteve ka qenë e pamundur që ekspertët t’i përgjigjeshin pyetjeve. 

Tashmë policia mendon dhe është e bindur që mund të përgjigjen, ekspertiza e bën të mundur edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë, në lidhje me plumbin e gjetur në trupin e Nikës. 

Ekspertiza mund të sjellë zhvillime të reja. Fjala mund nuk është siguri, por ka avancuar shumë teknologjia dhe do të zbardhte shumë gjëra, nëse do të vërtetoj me provë shkencore, me ekspertizë shkencore do të vërtetoj nga erdhi plumbi, si erdhi dhe nga cila armë është qëlluar. Kjo e sjell komplet cështjen në një situatë të re.

Kjo duket si vullnet politik?

Është vullnet për drejtësi.

Por nuk i mungonte asgjë policisë që dhe muaj më para t’ia kishte dërguar, dhe për ta shpëtuar nga arkivimi?

Për ne nuk mund të arkivohet përgjithmonë, 4 vrasje përpara kryeministrisë me armë të shtëna nga Kryeministria e Shqipërisë.

Pse e lante për ditën e fundit të afatit?

Nuk ka rëndësi ora, por tani është krijuar bindja që mund të bëhet një ekspertizë për të nxjerrë nga cila armë është qëlluar. Ekspertiza do kohën e vet. 

Në datën 20 është çuar kërkesa prokurorisë për ta rimarrë edhe njëherë këtë provë, si indicie për të zbardhur një nga 4 vrasjet, e Aleks Nikës, është e pa ezauruar. Fatkeqësisht drejtësia e varrosi këtë cështje dhe ka lënë shumë pak hapësira për t’u vendosur drejtësia e vërtetë, një nga ato është mos ezauruimi i kësaj pjese.

Mos po i mbani me shpresa këta njerëz…..

Ne kemi shpresë dhe nuk do të vdesë shpresa jonë për të vendosur drejtësi.

Shpresë për të gjetur fakte të reja?
Po. Për të zbardhur një nga ngjarjet më të rënda.

Mos po e përdorni politikisht?

Ne kemi që nga 21 janari i 2011 që themi nuk do të heqim dorë nga kjo cështje. Nuk jemi as gjykatës as prokuror.

Katër protestuesit që u vranë, sot u shpallën dëshmorë të atdheut, ka një motivacion, a duhet të kishte, pjesën procedurale kush e vendos, kryeministri?

Janë procedurat.

Duket se Rama po bën të njëjtën gjë për të cilën ka kritikuar Metën, a duhet të ketë një komision?

Ato janë proceduar sipas të gjitha rregullave në fuqi, nuk ka asnjë kapërcim të procedurave.

Për procedurë, do të ketë proces zhvarrosje dhe varroje te varrezat e dëshmorëve?

Nuk e di nëse është detyrim, por po të jetë detyrim edhe ajo mund të bëhet. Por nuk ka rëndësi ku varroset, por nderi që i bëjmë.

Next Post
Rikthehet Arvizu: Cinizmi po rritet dhe shqiptarët po humbin shpresat

Rrëfimi i Arvizu për 21 Janarin: E kisha të vështirë të kuptoja pikën kyçe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
Latif Dervishi

Lufta ime e yjeve!

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In