• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rihapet dosja për Dhimitër Potin, mikun e Escobarit të Drogës

by Java News
20/05/2016 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka rihapur dosjen penale për pastrim parash ndaj Dhimitër Potit, hetim ky i pezulluar në vitin 2012 dhe në 2015 nga kjo prokurori.

Shkak i këtij pezullimi është bërë mos ardhja e një përgjigje me letërporosi nga autoritet e drejtësisë Greke. Mirëpo tashmë kur Dhimitër Poti është arrestuar në Belgjikë së bashku me vëllanë e tij Xhevahir Poti si drejtues të një organizate kriminale që trafikonte drogë për llogari të “Eskobarit të Ballkanit” Kelmend Balili, drejtoria e pastrimit të parave ka referuar material hetimor në prokurori, duke bërë që kjo e fundit të rihapë sërisht dosjen e pastrimit të parave për Dhimitër Potin.

Administratori i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod” Dhimitër Poti mendohet si njeriu që ka pastruar një shumë financiare prej 826 mijë euro, duke e transferuar atë nga Greqia në drejtim të Shqipëri dhe në dy raste ka bërë dy transfertë 100 e 266 mijë euro nga Shqipëria në drejtim të shtetit helen. E gjithë kjo shumë financiare është bërë në pesë transferta bankare të cilat, aktualisht janë kthyer në vëmëndjen kryesore të prokurorisë së Tiranës dhe prokurorisë Greke.

Këto të fundit në muajin tetor 2015 kanë dërguar në shqipëri një letërporosi duke kërkuar informacion të detajuar lidhur me veprimtarinë e biznesmenit Dhimitër Poti.Pala greke, interesohet për veprimtarinë tregtare të Potit dhe nëse ai ka pasur bashkëpuntorë grekë në këtë çështje.

Hapja e kompanisë “Chim-Prod”

Në muajin nëntor “Shqiptarja.com” mëson se biznesmeni Dhimitër Poti, që tashmë po hetohet nga dy shtete për pastrim parash e trafik droge, rezulton të ketë hapur në 31 mars 2008 kompaninë “Chim Prod”,e cila ka pasur aktivitetin e saj tregtar në Import-Eksportin, tregti me shumicë e pakicë e artikujve të ndryshëm, mjeteve motorike dhe barnave farmaceutikë. Pikërisht në këtë kompani biznesmeni Poti, është aksioner me 100 për qind të aksioneve.

Mirëpo pas dy viteve aktivitet kjo kompani, ka mbyllur veprimtrainë e saj me një vendim të pronarit Dhimitër Poti, i cili në 13 prill 2010 ka urdhëruar likujdimin e kompanisë dhe për pasojë ka emëruar dhe eksperten kontabël Semiha Dollani.Momentalisht kompania “Chim Prod” rezulton e mbyllur.

Ndërkohë për sa i përket transfertave të dyshimta, gazeta “Shqiptarja.com” mëson se ato janë kryer gjatë periudhës 2007 deri në 2009, ku në total janë lëvizur 826 mijë euro. Më konkretisht në datën 3 gusht 2007, shuma 160.000 euro, kreditim për llogari personale të Dhimitër Poti në Shqipëri nga Greqia. Në datën 31 dhjetor 2008, shuma 80.000 euro, kreditim për llogari personale të Dhimitër Poti në Shqipëri nga Greqia.

Në datën 2 prill 2009, shuma 220.000 euro, kreditim për llogari personale të Dhimitër Poti në Shqipëri nga Greqia. Në datën 19 shkurt 2009, shuma 266.000 euro, Dhimitër Poti nga Shqipëria për në Greqi. Dhe në datën 1 shtator 2009, shuma 100.000 euro, Dhimitër Poti nga Shqipëria për në Greqi. Të gjitha këto transaksione dyshohet se janë kryer për të pastruar këto,para për të cilat tashmë edhe shteti grek edhe shteti shqiptar kanë nisur hetimet. a.k

Next Post

Dekriminalizimi/ Ja kryebashkiakët e dënuar për vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In