Mëngjesin e sotëm, në orën 06:00 dogana e Kapshticës ka rinisur punën pas përfundimit të grevës së palës greke.
Momentalisht pala greke po punon me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me tre.
Pas bllokimit të tre ditëve të punës në pikën kufitare të Kapshticës radhët e automjeteve kanë arritur në disa kilometra.
Raportohet se në radhë janë rreth 200 automjete dhe 20 kamionë. (javanews.al /r.a)