• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rihapen hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj: Kemi të dhëna të reja

by Java News
30/06/2021 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj gjatë intervistës në emisionin “Përse” në Euronews Albania deklaroi se ka të dhëna të reja për vrasjen e bankierit Artan Santo, që thellojnë hetimin.

“Ne kemi indice të reja që thellojnë hetimin. Ne jemi duke analizuar me veprime hetimore konkrete, të gjithë rrugët e largimit të autorëve të veprës penale, pasi ne kemi tashmë të administruara shumë kamera sigurie, ku motori i autorëve të kësaj vepre penale ka lëvizur në qytetin e Tiranës ose në periferi të qytetit,”- tha Vocaj.

Sipas Tonin Vocaj provat e reja po hetohen nga agjenci të huaja ligjzbatuese dhe shpresojmë që me veprimet hetimore do të bëjmë të mundur një individualizim më të mirë të autorësisë të këtyre ngjarjeve.

Nga hetimet që janë kryer për vrasjen e bankierit Santo, sipas Vocaj është evidentuar se kjo vrasje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

“Nga analiza që është bërë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit është evidentuar se kjo vrasje është kryer nga një strukturë kriminale. Veprimet e autorëve dhe mbështetjet që ata kanë pasur çon se kjo ngjarje është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe kur një vrasje kryhet nga një grup i strukturuar kriminal sipas legjislacionit që kemi, për këtë heton SPAK,”- shprehet ai.

Ndër të tjera, ai tha se ne sot në Shqipëri nuk mund të flasim që kemi një sipërmarrës në organizimin e vrasësve me pagesë. Vocaj zbuloi se vrasja e Behar Sofisë dhe vëllezërve Haxhia në Durrës janë kryer nga struktura kriminale dhe po hetohen nga SPAK.

“Nuk mund të flasim sot në Shqipëri që kemi një sipërmarrës në organizimin e vrasësve me pagesë. Këto i përkasin më shumë legjendave, por në shumë raste Policia e Shtetit ka dokumentuar vrasje që janë kryer nga individë me pagesë. Kemi individë që kanë kryer vrasje me pagesë dhe po vuajnë dënimin dhe një prej tyre është Julian Sinanaj, i cili ka kryer disa vrasje me pagesë,”- theksoi Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj./m.j

Next Post
Shpërndahen 4 milionë litra naftë falas për fermerin, 5-fish më shumë karburant falas deri në 2025-n

Shpërndahen 4 milionë litra naftë falas për fermerin, 5-fish më shumë karburant falas deri në 2025-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In