• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapen dosjet e vitit 1997: Gjykata e Posaçme do të rigjykojë anëtarin e bandës që vrau 4 policë

by Java News
26/09/2023 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

23 vite pasi drejtësia foli me vendim të formës së prerë mbi masakrën e Urës Vajgurore në të cilën u vranë katër efektivë policie dhe u plagosën dy të tjerë, Gjykata e Lartë ktheu në gjykatë dosjen e 1997-ës.

Por nga nëntë të dënuar të përjetshëm vetëm njëri prej tyre do të rigjykohet pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar.

Si një nga anëtarët e bandës së 1997-ës, Fran Marashi i dënuar i përjetshëm që e ka marrë këtë verdikt në mungesë, do të përballet me gjyqtarët e posaçëm për akuzat e vrasjes së punonjësve të policisë rrëmbim personi dhe krime nga banda e armatosur, raporton Top Channel.

Në të njëjtën dosje janë edhe emrat e Musa Protoduarit, Fatbardha Protoduari, shkëlqim Protoduari, Edmond Protoduari, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Gjelosh Miri dhe Prek Mirit të gjykuar për mbi dy dekada më parë dhe që për shkak të situatës së 1997 nuk u proceduan në Berat, por në Tiranë.

Nga ky gjykim u provua se tre anëtarët e familjes Protoduari, që ishin banues në Urën Vajgurore gjatë 1997 u armatosën me armë të kalibrave të ndryshëm. Për shkak të njohjeve familje u organizua me të akuzuarin Marashi nga Oblika e Shkodrës si dhe disa tjetër nga kjo zonë, dy prej  të cilëve nuk jetojnë më.

Të dyshuarit në formës e bandës nisën grabitjet, në qershor rrëmbyen një shtetas i cili u shpëtua me ndërhyrjen e një shefi policie. Por ngjarja më e rëndë që njihet si masakra e Urës Vajgurore ndodhi në 17 qershor të këtij viti kur pas një mitingu elektoral, teksa forcat e policisë po ktheheshin në Berat, me automjete të blinduara ata u sulmuan me armë dhe predhë antitank.

Njëri nga dëshmitarët e asaj kohe i tha gjykatës se mbi blindin e policisë u hodhën lëndë djegëse dhe midis të dyshuarve ai identifikoi edhe Fran Marashin. Në blind gjetën vdekjen e menjëhershme policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami e Ilia Bano dhe u plagosën dy policët Thimi Tanku e Ylli Dhamo.

Fran Marashi iu dorëzua Shqipërisë nga drejtësia italiane në vitin 2006 dhe gjatë kësaj kohe ka kërkuar për vite me radhë rigjykim, ndërkohë që u kthye në protagonist në të një arratisjeje të dështuar pak kohë më parë.

Gjykata e Lartë sjell në vëmendje edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në këtë dosje mbi procedurat e gjykimit për familjen Protoduari mbi të drejtën për t’u dëgjuar dhe mbrojtur.

Në Gjykatën e Lartë akuza e shtetit u përfaqësua nga prokurorja e SPAK, Doloresa Musabelliu e cila me shumë mundësi do ta përfaqësojë gjykimin edhe në themel./m.j

Next Post
VIDEO/ Kryeministri Rama në Romë, takim me presidentin e Senatit të Italisë: Ja objekti i diskutimeve

VIDEO/ Kryeministri Rama në Romë, takim me presidentin e Senatit të Italisë: Ja objekti i diskutimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In