• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rigjallërimi i ndërtimit/ Taksa e infrastrukturës mbush arkat e bashkive

by A R
08/01/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë e vendit, sidomos kryeqyteti, po bëhen gjithnjë e më të varura nga taksa e infrastrukturës që marrin për lejet e dhëna të ndërtimit, që varion nga 4-8% të vlerës së ndërtimit.

Të ardhurat e veta të bashkive (nga taksat, tarifat, asetet dhe të tjera) për 9 mujorin 2017 regjistruan një vlerë prej rreth 16.7 miliard lekë, në rritje me rreth 3.7 miliard lekë ose rreth 28.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të bëra të ditura nga portali financatvendore.al. Ecuria e kësaj kategorie të ardhurash sinjalizon për vijimësi të përmirësimit të performancës në mbledhjen e të ardhurave vendore në përgjithësi, theksohet në raportin e 9 mujorit.

Analiza e detajuar sipas zërave të taksave tregon se kjo performancë pozitive është udhëhequr nga rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila shënoi dhe nivelin më të lartë historik gjatë periudhës në analizë (2010 – 2017). Të ardhurat nga kjo taksë kontribuan me rreth 4.4 miliard lekë në buxhetin vendor (26% e totalit të të ardhurave të veta), në rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e kësaj takse prej 1.7 miliard lekësh në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron  për rigjallërim të aktivitetit ndërtues në vend, privat (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore) dhe publik (investime publike të ndërmarra nga qeveria qendrore).

Në nivel bashkie, rreth 71.4% e të ardhurave nga taksa e ndikimit në  infrastrukturë u regjistruan në buxhetin e bashkisë Tiranë (nivel ky rreth 4.9 herë më i lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave nga kjo taksë një vit më parë).

Sikurse dhe pritej, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, vijojnë të ulin kontributin e tyre në totalin e të ardhurave nga taksat vendore. Gjatë periudhës së konsideruar, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 276.2 milionë lekë, në rënie me rreth 52.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga të ardhurat nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Gjatë periudhës në analizë, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 3.4 miliard lekë, në rritje modeste me 2.5% në terma vjetorë. Në të gjitha vitet e marra në analizë, taksa mbi ndërtesat përbën mesatarisht rreth 85.4% dhe të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore zënë 14.6%, ndaj totalit të të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme.

Në terma vjetorë, të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat rezultuan në rreth 3.0 miliard lekë, në rritje me rreth 6.5% në terma vjetorë. Në të kundërt, të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore shënuan rënie vjetore të theksuar me rreth 19.7% krahasuar me një vit më parë.

Taksa e truallit nuk rezulton të ketë regjistruar të ardhura në periudhën e konsideruar. Ky nivel mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës (dhe taksapaguesve). Gjithashtu mund të jemi përballë edhe të një problemi të raportimit financiar, dhe një vlerësim më i thellë do duhej të bëhej nga autoritetet.

Aktualisht, me miratimin e ligjit nr. 106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, i hapet rrugë  reformimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme (ndërtesa). Veçanërisht, do të kalohet nga taksa me bazë fikse (i aplikuar aktualisht), në aplikimin e taksës së ndërtesës mbi vlerën e tregut të ndërtesës. Në vijim të krijimit të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastrës fiskale) dhe aplikimit të taksës së ndërtesës bazuar në vlerë, të ardhurat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore pritet të pësojnë rritje të ndjeshme.

Përmirësimi i performancës së të ardhurave nga tarifat vendore gjithashtu kontribuoi pozitivisht në ecurinë totale të të ardhurave të veta të bashkive. Ndaj totalit të të ardhurave vendore, të ardhurat nga tarifat zënë një peshë prej 35.2% dhe  përfaqësojnë një kategori të ardhurash mbi të cilat bashkitë kanë diskrecion të plotë. Gjatë periudhës në analizë, të ardhurat nga tarifat shënuan një nivel prej rreth 5.9 miliard lekë, në rritje me rreth 11.6% në terma vjetorë. Për nëntëmujorin e 2017, të ardhurat nga tarifat e shërbimeve publike (menaxhimi i mbetjeve, ndriçimi dhe gjelbërimit) rezultuan në rreth 3.0 miliard lekë, në rritje me rreth 6.7% në terma vjetorë. Ndërkohë që të ardhurat nga tarifat administrative dhe të tjera kontribuuan me rreth 2.4 miliard lekë në të ardhurat nga tarifat në total. Tarifa për zënien e hapësirave publike dhe fasadave gjithashtu pati ecuri pozitive në periudhën në analizë duke shënuar rritje me rreth 8.6% në terma vjetorë, thekson analiza e portalit të financave vendore.

Burimet financiare totale për qeverisjen vendore regjistruan një vlerë 55.2 miliard lekë, në rritje me rreth 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma nominalë vjetorë, burimet financiare totale rezultuan rreth 11.1 miliardë lekë më të larta. Nëse nga totali i burimeve financiare do të përjashtonin ato kategori të ardhurash të konsideruara me destinacion (transferta të kushtëzuara), të ardhurat mbi të cilat bashkitë ushtrojnë autoritet dhe kanë të drejta vendimmarrjeje përsa i përket mënyrës së shpenzimit, shënuan një  vlerë prej rreth 33.7 miliard lekë.

Të ardhurat në diskrecion të bashkive përfaqësuan rreth 61.0% të burimeve financiare totale dhe përfshijnë: të ardhurat nga burimet e veta, të ardhura nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike, të ardhura nga taksa të ndara. Në total, këto të ardhura regjistruan rritje me rreth 21.7% në terma vjetorë. Rritja në të ardhurat në diskrecion të bashkive u përcaktua gjerësisht nga rritja e të ardhurave nga burime të veta të bashkive (taksa, tarifa, transaksione me asetet dhe të tjera), analizon potali i financave vendore./Monitor/a.m.

Next Post
Shiti 100 litra naftë kontrabandë, procedohet pogradecari

I zhduket gruaja 22-vjeçare, burri kërkon ndihmë në polici…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In