• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RIFORMATIMI/ Cilët janë ministrat kosovarë që shkarkohen të hënën

by Java News
05/11/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kadri Veseli ka thënë se në fillim të javës do të publikohen emrat e Ministrave të rinj. Edhe në LDK kanë thënë se po shkohet drejt fundit të riformatizmit të Qeverisë. Agim Veliu ka thënë se janë gati për ndryshime në Ekzekutiv. Prej të hënës, disa  prej 21 Ministrave të Qeverisë së Kosovës do të mbesin pa punë. Kjo për shkak se PDK e ka konfirmuar se do t’i çojë emrat e rinj të Ministrave te Kryeministri Isa Mustafa.

Mirëpo, PDK dhe as LDK nuk kanë treguar se kush prej anëtarëve të Kabinetit të Isa Mustafës do të largohet prej Qeverisë për shkak të dështimit për të kryer punën që u ishte besuar në dhjetor të vitit 2014. Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë për RTK’në, se të hënën do të shkojnë emrat  e rinj të Ministrave dhe Zëvendësministrave për miratim te Kryeministri.

“Ne vetëm e kemi përfunduar, do të kemi emra të ministrave të rinj, do të kemi disa lëvizje të zëvendësministrave dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë zyrtare, besoj që edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të kthehet nga vizita zyrtare në Londër, ne do të  ne do ta finalizojmë këtë proces”, ka thënë Veseli.

Ka thënë se për shkak të korrektësisë nuk po i përmend emrat e atyre që do të largohen dhe as emrat e Zëvendësministrave që do të ndërrojnë dikasteret qeveritare. Edhe Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka thënë se janë gati për të bërë ndryshimet në Qeverinë e Kosovës. Mirëpo, as ky udhëheqës i partisë së Isa Mustafës s’ka përmendur emrat e atyre që do të largohen prej Qeverisë.

“Po, na jemi gati për riformatim, kurdo që paraqitet nevoja ne gati jem”, ka thënë Veliu, për Express, të shtunën.

“Po unë thash gati jem, s’kam ndonjë koment tjetër”, është përgjigjur Veli kur është pyetur për emrat e Ministrave të LDK’së që do të mund të largohen prej pozitave në Qeveri.

Idenë për ndryshime në Qeveri e ka nisur Kadri Veseli e Isa Mustafa, të cilët prej muajsh kanë paralajmëruar mundësinë e ndërrimit të disa ministrave. Kohëve të fundit, në PDK, kanë folur edhe për zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, pasi nuk janë të kënaqur me performacën e Qeverisë së udhëhequr prej liderit të LDK’së. Pavarësisht se gjatë fushatës zgjedhore kishin akuzuar njëri-tjetrin, pas dështimit të koalicionit të Opozitës, LDK kishte lidhur koalicion me Partinë e Hashim Thaçit, duke marrë pozitën e Kryeministrit ndërsa Presidentin dhe Kryeparlamentarin i ishin dhënë PDK’së. Aktualisht, Qeveria e Kosovës, ka 19 Ministri, ndërsa, dy i ka pa portofol. Është më e madhja në numër krahasuar me vendet e rajonit. Në Shqipëri janë 19 Ministri, Serbi 18, Mal të Zi 16 dhe Maqedoni 14. Veseli e Mustafa kishin premtuar se do të ketë edhe zvogëlim të numrit të Ministrive, por as në këtë drejtim, s’ka pasur asnjë lëvizje.

Next Post
Dëshmitë e familjarëve të martirëve: Eshtrat e tyre nuk dihet ku janë   

Dëshmitë e familjarëve të martirëve: Eshtrat e tyre nuk dihet ku janë  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com