• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ridalja në skenë e Kirgistanit të Ilir Metës

by Ylli Pata
13/10/2023 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Meqë u bë e modës që në panele numërohen përvjetoret e luftrave mes Izraelit e arabëve në Lindjen e Mesme, duke marrë për bazë masakrën-horror të Hamasit ndaj civilëve në Izrael, 7 tetori, ka edhe një përvjetor që lidhet me ne.

Në fakt nuk lidhet fare, por siç bëhen përgjithësisht lidhjet pa lidhje në politikën e Tiranës, jemi në një lloj përvjetori.

Në 7 tetorin e 2020-ës, Ilir Meta, atëherë president, i fut një status në Facebook, që u kthye jo thjesht në temën e debatit frenetik të darkës, por objekt lajmesh e analizash për ditë e ditë.

Në Kirgistan, një vend në mes të Azisë, pa asnjë kontekst e lidhje me Shqipërinë, rajonin e Europën, u zhvillua një protestë e fortë. Gjë e zakonshme në atë vend, ku një herë në vit apo dy-tre vjet ka protesta e rrëzime qeverish. Në këtë protestë u kërkua lirimi nga burgu i një politikani, që më pas u bë president, dhe presidenti që ishte u rrëzua.

Prapë edhe kjo nuk kishte lidhje me Shqipërinë, rajonin, apo edhe me ndonjë lajm, pasi atje ndodhin shpesh gjëra të tilla. Madje nuk e kishte kush në krye të lajmeve këtej nga nahija jonë, dmth Europë e Perëndim.

Megjithatë, atje në Bishek, kryeqytetin e Kirgistanit të largët, ishte një person që ishte kthyer në mankth për Sali Berishën dhe Ilir Metën këtu. Ai quhet Donald Lu, ambasadori i SHBA në Shqipëri, që pasi e “shkarkuan” nja 100 herë mediat e dyshes këtu në Tiranë, Donald Trump e dërgoi në Kirgistan për të ndalur sa më shumë influencën e Vladimir Putinit atje.

Logjika e haresë presidenciale 3 vjet më parë dhe fanfarave politike të paneleve, kishte këndimin e fitores se iku njeriu i Donald Lu-së atje, dhe erdhi një tjetër.

Madje Meta, shkoi larg në qasjen e tij. “Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike”, shkruante presidenti i atëhershëm i Shqipërisë.

Donald Lu-ja me që ra fjala, mbaroi mandatin si ambasador në Kirgistan, dhe u kthye në Uashington, ku shërben si Asistent i Sekretarit të Shtetit për Azinë. I cili përveç Metës e Berishës këtu, bëri armik edhe ish-kryeministrin e Pakistanit, Imhar Kan, i cili e akuzoi Donald Lu-në, meqë nuk e kundërshtoi pushtimin rus të Ukrainës. Kjo ndodhi në 2022-shin, një vit më parë.

Ndërsa sot, pak ditë pas përvjetorit të atij postimi që u kthye edhe në çështje në Tiranën politike, në Kirgistan ishte Vladimir Putini. E që u bë lajm kryesor në mediat botërore, pasi Bashkenti ishte kryeqyteti i parë i huaj që shkelte Putini, pas invazionit të Ukrainës. Siç dihet, ndaj Putinit ka edhe një mandat ndërkombëtar për krime lufte. Ndërkaq, po sot, numri dy i partisë së Ilir Metës, ambasadori Nesho, hapi gazetat e ditës me një opinion, ku e akuzonte Edi Ramën, për fjalimin e mbajtur dje në Parlament, që e cilësoi si “filorus”.

E gjithë kjo qasje e kompllikuar ka mjaft shtresa abrazive, e ndoshta duhet ta analizojnë strategët e darkës, por pyetja vjen spontane: ç’lidhje ka me Shqipërinë? Në fakt nuk pati lidhje as atëherë kur ndodhi ububuja. E gjitha ishte për të “zhdëpur” Donald Lu-në meqë kishte folur për peshkaqenët.

Se në fund gjërat do lëvizin; Vladimir Putin e ka gjetur strehën në Kirgistan, pasi ndaj edhe e nxori nga burgu Sadir Japarovin, ç’ka u kthye atëherë metaforë në Tiranë. Siç edhe Donald Lu, me gjasë do të kthehet në Shqipëri, në rolin e ri që ka në Uashington, e kush e di, mund të flasë sërish mbi pasionin e tij të vjetër për “Peshkaqenët”…

Next Post
Operacionet tokësore të Izraelit në Gaza, palestinezët: Vdekja është më mirë se largimi!

Operacionet tokësore të Izraelit në Gaza, palestinezët: Vdekja është më mirë se largimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
“Do kursej miliona euro”, Sejdarasi i kthehet Këlliçit: Po na ndërpreve fjalën tani që je kandidat, imagjino si kryetar

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

January 16, 2026
Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

January 16, 2026
Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

January 16, 2026
Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

January 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

“Opozita e destinuar të prishë punët me BE”/ Çupi: PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave

January 16, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

A është emëruar Inspektor i Përgjithshëm nga Rama, reagon Dash Sula: S’kam marrë asnjë ofertë apo telefonatë

January 16, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

January 16, 2026
“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

January 16, 2026
Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In