Është shmangur suksesi i rradhës së Hamilton. Ka një sukses të madh të Red Bullit, paçka se u tha nga ekipi i tyre që nuk ishin në nivelin e duhur.
Daniel Ricciardo i Red Bullit ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të dielën në një garë shumë interesante. Lideri i Formula One, Sebastian Vettel, përfundoi i katërti, ndërsa rivali i tij Leëis Hamilton doli i pesti.
Kjo është fitorja e parë e Ricciardos që nga çmimi i Malajzisë të cilin e fitoi vitin e shkuar. Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll (Williams). (b.an)