• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Riatdhesohen 130 azilkërkues nga Franca

by A R
22/01/2018 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth orës 18:00, zyra franceze për Migracionin dhe Integrimin, organizoi kthimin vullnetar të 130 shtetasve shqiptarë, të cilëve u ishte mohuar kërkesa për azil në shtetin francez.

Kthimi i tyre u bë nëpërmjet aeroportit të Rinasit ku ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj.

Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë që ka Policia Shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Hajnaj:

Zyra franceze për emigracionin dhe integrimin sot ka kthyer në aeroportin e Rinasit 130 shtetas shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim të vazhdueshëm, rigoroz dhe korrekt me autoritetet franceze dhe me autoritetet e vendeve të tjera të BE-së dhe Schengen-it, të cilat kanë probleme me kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë.

Bashkëpunimi konsiston në rritjen dhe forcimin e shkëmbimit të informacionit dhe në zbatimin e masave nga të dy palët me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.

Shtetasit shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se rruga e vetme për t’u integruar në vendet e BE-së dhe në Schengen, është vetëm respektimi i rregullave dhe i parimeve të lëvizjes së lirë.

Gjithashtu dua të theksoj edhe një herë se edhe gjatë vitit 2018, Policia Shqiptare ka marë të gjitha masat për të parandaluar fenomenin e azil-kërkimit në vendet e BE-së dhe në Schengen. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë forcuar dhe vazhdojnë të zbatohen në mënyrë rigoroze dhe korrekte, masat e përcaktuara për parandalimin e këtij fenomeni.

Aktualisht vetëm gjatë këtij muaji, kemi një sërë rastesh që janë goditur për dokumenta të falsifikuara, të cilët kanë dashur të kalojnë kufijtë  për të kërkuar azil në vendet e BE-se dhe në Schengen.

Gjithashtu në vijim të masave do të vazhdojmë me identifikimin e të gjithë shtetasve, të cilët përdorin dokumenta false apo dokumenta të tjera, për të lëvizur në vendet e BE-së dhe Schengenit, në mënyrë jo të rregullt dhe jo në respekt të parimeve dhe rregullave të lëvizjes së lirë.

Next Post
Një tjetër sulm kimik nga forcat e regjimit në Siri

Një tjetër sulm kimik nga forcat e regjimit në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

August 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Gusht 2026

August 11, 2026
“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

August 11, 2026
Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com