Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se Arabia Saudite dhe vende të tjera ishin të gatshëm të rrisnin prodhimin e tyre të naftës, disa ditë nga forcimi i sanksioneve amerikane kundër naftës iraniane.
Pak më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë se i ka kërkuar Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që të ulë çmimet për fuçi naftë, që të ndikojë në uljen e çmimit të benzinës.
“Çmimet e benzinës janë duke rënë”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë para gazetarëve.
“I telefonova OPEC-un dhe i kërkova që të ulin çmimet”, vazhdoi presidenti amerikan.
/a.rada










