Edhe pse prej 21 janarit është konsideruar si i zhdukur, Emiliano Sala “është” rikthyer në aksion. Sulmuesi italo-argjentinas është përfshirë në listën e Cardiff City për përballjen me Arsenalin.
Emri i Sala, i cili u zhduk gjatë udhëtimit drejt Anglisë bënte pjesë në listën që trajneri Neil Warnock kishte në dispozicion për këtë ndeshje. Krahas emrit të tij ishte vendosur një lule e verdhë në nder të tij.
Zhdukja e Emiliano Sala të hënën e 21 janarit tronditi jo pak botën e futbollit, teksa shumë futbollist u solidarizuan me familjarët e tij, duke marrë edhe iniciativa për gjetjen e tij.
Një gjë e tillë është praktikuar edhe nga skuadra e Arsenalit, e cila në shenjë homazhi për Sala ka gdhendur në fanellë një lule të verdhë./a.cupaj