Alarmi i dhënë ditën e sotme se në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, në një makinë të parkuar ishte vendosur eksploziv, ka rezultuar fals.
Forcat xheniere pasi bënë kontrollin e makinës tip “BMW” me targa AA895 TX, nuk gjetën asnjë lëndë plasëse.
Sakaq mësohet se pronari i mjetit ishte ndaluar nga policia e Fierit mbrëmjen e djeshme, e martë me një armë me vete.
Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se ishte larguar nga Fieri, prej konflikteve që kishte, ndërkohë që tha para uniformave blu se në makinën e parkuar ishte vendosur eksploziv.
Por pas verifikimeve të kryera, dyshohet se i ndaluari, mund ta ketë sajuar gjithçka si alibi. Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes./a.m.