• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezultati i opozitës, katastrofë në kufijtë e asgjësimit

by Agron Gjekmarkaj
15/05/2023 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Katastrofa elektorale e opozites është e pazakonte në permasa deri ne kufijtë e asgjesimit por jo e pa paralajmeruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien të gjitha një e nga një.

Marrezia dhe poshtersia krah per krah u serviren si shpresë si alternative si fitore kur në fakt me zhurmen si teneqe rrugeve kishin në ballë humbjen dhe shkaterrimin.

Tek dhuna e fjales gjeje mungesen e fisnikerise. Zhgenjimi është i madh zemerimi po kaq. Gjuetia per fajtore  jashte vetes s’ka asnje vlere, nuk sheron askend. Në një hartë të tillë ndeshkimi nuk ka dobi të akuzosh kundershtarin do të ishte insistim në marrezi.

Duhet kerkuar gjithçka tek vetja, tek vetëshkaterrimi per interesa personale, tek shkolla politike, tek dominimi i se vjetres, tek gjuha antiperendimore, tek të njëjtet që vertiten në oborr pa miresine per tu hapur vend të rinjeve dhe të rinjte pa kurajo per t’u rebeluar, duhet kerkuar pergjeqesia tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha e tek secili prej nesh qe nuk u dolem ballazi sa duhet e kur duhej vit pas viti.

Partia domen i ben me faj te gjithe aksioneret e PD shume me teper trupen e saj politike.

Nje degradim i tille nuk eshte merite negative vetem e dy personave por e kujtedo qe lejoji kete mentalitet të shnderrohej ne rregull.

Kjo fundosje nuk është e një viti ajo ka rrënjë të thella. Ngjarjet e kesaj kohe, çarja, perçarja, egersia e gjuhes, thyerja me SHBA, perdormi i njerzve si te ishin turma pa shpirt, paftesia per te rigjeneruar ide, krijuan dritare te shumta ku secili mund të shihte tragjedine e opozites e ndarë në “Foltore” e “Vule”, të dyja të pandershme, e para në revansh, e dyta në mbrojtje në paaftesi per te ndertuar konceptin e një opozite te re mosperdoruese  e një vule qe i ra siper si rrase varri.

Deputetet janë produkte të votes, unë njëri prej tyre. Nuk e besoja kurrë që të mpihesha, te rrotullohesha mes dilemash, si mijera të tjerë të djathtë shiptarë, të nisesha e të kthehesha, të mos votoja produktet e një procesi femijë te perdhunimit dhe gjuhes kunder SHBA dhe Perendimit, te strehuar tek sigla e Ilir Metes kaq shumë të akuzuar prej tyre  e po kaq nga kundershtaret per të kaluaren, të refuzoja paaftesinë e vules per ti dhene vendit  dhe opozites një model të ri, kantidat dinjitoz.

Kjo nuk ka të bëjë me Pashk Gjonin i cili mbetet një person i dënjë per respekt si qytetar e si mjek qe ne plan individual do e merrte voten time.

Po pluralizmi është në rrezik sepse ne si opozite po vetevritemi. Shoqeria po ecen me shpejtesi ne nuk po dime ta lexojme ate. Vendi ka nevojë per nje opozite të re pa humbur mbeshtetesit e së vjetres. Opozita duhet te rithemelohet, Foltorja me revanshin e saj dhe Vula me skutherine e vet duhet ta ulin siparin. Kjo nuk behet me fytyrat si sholle kundret qe as nuk skuqen e as nuk zverdhen, duhet te vendose qellimet e veta në kontekstin e modernitetit shqiptar, duhet të çlirohet nga varrmihesit e saj të vjeter apo të rinj, duhet të rivendose miqesine dhe dialogun me SHBA-ne ndryshe fatkeqesite nuk do të na ndahen deri në piken që tragjikja të shnderrohet në komike.

Jemi afer kesaj pike. U mund “opozita e vertete” shumë më teper se “opozita e shitur”. Por janë mundur të dyja. Njerzit duhet te protestojne qe sharlatanet të ikin nga opozita. Pasi të na bjere zemerimi duhet ti kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit të një vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise një alternative. Çdo qasje tjeter ka vetem një horizont asgjesimin qe i shpie individet nje nga nje të bejne menjane si femije qe nuk rrine dot pa e thëne “Mbreti është lakuriq”.

Next Post
Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e bashkisë Durrës, zbulohet arsyeja e vendimit

Qarku Durrës/ Sako thellon diferencën ndaj Igli Carës! Kandidatët e PS kryesojnë me mbi 65% në Shijak e Krujë

Comments 1

  1. Sali Bollati -Çam Shqiptar i Mbijetuar nga Genocidi grek me 1944 says:
    3 years ago

    Si perhere z.Agron Gjekmarkaj-Intelektual Atdhetar i Mirefillte-shkruan e tregon te Verteten qe na Mungon si Shqiptare. Fatekeqesisht demokracine e Desheruar Berisha e ktheu ne “antiamerikanizem”??! si anadollak i lindur. TURP per Shqiperine e “drejtuar” te gagarisin kunder AMERIKES SE BEKUAR nga ZOTI I VERTETE!! Sali Bollati_Çam Shqiptaro Amerikan i mbijetuar genocidit grek te mallkuar e te mbeshtetur nga berisha-malakas i antishqiptarit janullatos

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

June 24, 2026
“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

June 24, 2026
RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

June 24, 2026
Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

June 24, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kosova refuzoi projektin amerikan të gazit, ngrihen pikëpyetje për planin energjetik të qeverisë Kurti

June 24, 2026
Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

June 24, 2026
Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

June 24, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin”, deklarata e Rutte ndez përplasje politike në Romë

June 24, 2026
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In