• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rezultati i Macron surprizues! Zgjedhjet në Francë, kyçe për negociatat me Shqipërinë”

by A R
26/04/2022 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet Legjislative që do të mbahen në Francë do të jenë të rëndësishme sa i përket qëndrimit që do të mbajë Emmanuel Macron për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Historiani Paskal Milo në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, thotë se vendimi i Francës mund të përdoret nga partitë politike për të bindur elektoratin e tyre.

Më konkretisht, Ish-ministri i Jashtëm Milo thotë se nëse zgjedhjet e legjislative mbahen përpara samiti të Këshillit Europain, ka gjasë që Macron të japë dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këshilli Europian mblidhet më 23 ose 24 qershor, nëse zgjedhjet franceze janë përpara kemi shans. Nëse zgjedhjet franceze janë mbrapa vështirë se mund të merret ndonjë vendim për të hapur negociatat në vjeshtë, për të organizuar konferencën e parë ndërqeveritare. Ka edhe një samit mes BE dhe Ballkanit perëndimor që e ka premtuar Macron, nëse do vejë Macron në këtë samit, ca do i premtojë Ballkanit, nëse nuk i premton hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut. Bullgari do e tërheqë veton, se çfarëdo që të bëjë Macron nuk ka për të ndodhur. Penalizohet edhe Shqipëria, pavarësisht se Rama ka deklaruar se nëse nuk hiqet veto bullgare në qershor ne do të kërkojmë të ndahemi, sapo Rama e dha këtë deklaratë sinjalet nga Brukseli ishin kundërshtuese sepse e mendojnë më gjerë. Ne mendojmë për shtëpinë tonë. Nëse e bëjnë një gjë të tillë e penalizojnë Maqedoninë e Veriut e cila është bërë viktimë e historisë së saj”, shprehet Milo në Report Tv.

Ai thekson se rezultati i Emmanuel Macron në zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë ishte surprizues. Presidenti francez Emmanuel Macron mundi rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Emmanuel Macron mori 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marine Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave. Në fjalimin e tij të fitores, Macron falenderoi të gjithë mbështetësit, ndërsa u zotua se nuk do të vijojë me metodat e 5 viteve të shkuara, por theksoi se do të jetë president i të gjithëve.

/a.r

Next Post
RC-135, avioni që mund të ndryshojë luftën dhe misteri i vrasjes së dy gjeneralëve rusë

RC-135, avioni që mund të ndryshojë luftën dhe misteri i vrasjes së dy gjeneralëve rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Gogu: Instituti për të miturit, gati deri në mars 2027

September 26, 2026
Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

September 26, 2026
Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

September 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Erdogan sulmon Netanyahun: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

September 26, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com