• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rezultatet zyrtare: Në Kosovë jetojnë 1 milion e 602 mijë e 515 banorë

by A R
19/12/2024 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka 1.602.515 milion banorë, sipas rezultateve përfundimtare të bëra publike sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Të dhënat përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Gjatë vitit 2025 do të publikohen edhe 25 raporte të tjera tematike.

“Për ndërtesat për banim ka kanë rritjen 21.5%, krahasuar me vitin 2011. Numri i banesave të përgjithshme: është rritur me 41.3%, ndërsa numri banesave të zakonshme është rritur me 35% Hendeku gjinor është zvogëluar nga 11,975 ne vitin 2011 ne 5,538 në vitin 2024, që përfaqëson një zvogëlim prej 53.8%. Jemi ndër top vendet me grup moshat më të reja. Në arsim kemi ulje të shkallës së analfabetizmit nga 3.85% në 2.27% ne 2024, dhe është një tregues i përparimit të konsiderueshëm të Kosovës në fushën e arsimit. Kurse sa i përket nga demet e luftës janë 154.272 janë të prekura ekonomitë familjare ne vlerë prej 5 miliardë. Dëme e luftës në njerëz kemi 11.417”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati.

Procesi i regjistrimit në Kosovë u krye brenda 7 javëve, nga 5 prilli deri më 24 maj të vitit 2024, dhe u vlerësua edhe nga ekspertët ndërkombëtarë. Regjistrimi i fundit ishte realizuar në vitin 2011.

Në publikimin e rezultateve mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se procesi i regjistrimit do të ndihmojë në shumë procese vendimmarrëse.

“Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, kur është fjala për regjistrime, përbën një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistika në kohë janë me vlerë shumë të madhe.

Tash kemi një bazë të re për ta ndërtuar nje të ardhme të përbashkët, është një pasqyrë për ne. Ato na ndihmojnë të kemi të dhëna për shumë fusha e cila do të na ndihmojnë në hartim të politikave.

Të dhënat e regjistrimi janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe zhvillimit kombëtar”, tha Kurti, teksa shtoi se përmes të dhënave do të vendimmarrësit do të kuptojnë më mirë kushtet demografike, kushtet ekonomike e sociale, si dhe sfidat e së ardhmes.

Next Post
I plagosuri i pafajshëm në atentatin ndaj Hajrullës, ky është Armand Spahiu

I plagosuri i pafajshëm në atentatin ndaj Hajrullës, ky është Armand Spahiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In