• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezultatet e fundit: Numërohen 93% e kutive në të gjithë vendin, në avantazh PS me 74 mandate

by
27/04/2021 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, ashtu siç është deklaruar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të dalë brenda 48 orëve.

Kjo sepse procesi i numërimit ka vijuar me ritme të larta, ku deri më tani janë numëruar mbi 93% e votave dhe Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren. Kjo i sjell mandatin e tretë qeverisës, duke u bërë kështu partia e parë që të qeverisë për tre mandate radhazi.

Duke folur me gjuhën e shifrave, PS ka arritur që të marrë deri tani 74 mandate, duke mundësuar krijimin e qeverisë e vetme, pa pasur nevojën e krijimit të koalicioneve paszgjedhore.

PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku aktualisht ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Në këto zgjedhje, LSI përtej çdo pritshmërie të përfaqësuesve të kësaj force politike (por jo sipas sondazheve), ka arritur që të marr vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

PD ka ruajtur bastionet e saj në veri me Kukësin, Lezhën, Shkodrën, dhe Dibrën edhe pse te kjo e fundit diferenca ka qenë shumë e ngushtë. Nga ana tjetër, PS ka arritur që në një pjesë të qarqeve ka arritur që të marrë objektivin maksimal, siç është në Gjirokastër por edhe në Berat, ku LSI është zhdukur nga ky qark duke humbur edhe 2 mandatet e marra në 2017. Këto mandate i kanë shkuar një PS duke marrë 5 mandate dhe një PD duke marrë 2 mandate.

Ndërkohë në Elbasan, PS ka humbur mandatin e nëntë vetëm për një ;grusht votash’ por gjithçka pritet të sqarohet. . PS ka marrë deri 8 mandate, PD 6 dhe LSI asnjë, ndërsa duket se qarku do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ. Sipas Taulant Ballës, i nënti në listën e kandidatëve të PS në Elbasan, socialistët e kanë fituar edhe mandatin e 9, sipas llogaritjeve të tyre.

Edhe në këtë qark rezultati duket i kushtëzuar nga një numër shumë i lartë skedash të pavlefshme për shkak të gabimeve të bëra nga zgjedhësit, që pasi kanë votuar partinë, kandidatin e kanë zgjedhur të një force tjetër politike. Një fenomen që është regjistruar në të gjithë vendin.

Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate, e ndjekur nga PD me 5 mandate. LSI nuk ka marrë ansjë mandat edhe pse po luftonte fort për të marrë një të tillë deri në momentet e numërimit të kutive të fundit në Bashkinë e Maliqit.

Partia Socialiste po lufton të mbajë mandatin e tetë në Durrës, ku mbeten për t’u numëruar ende një numër i lartë kutish. Mandati i 14-të i Durrësit është bërë fushëbetejë ,es PS dhe LSI.

Supriza e këtyre zgjedhjeve ishte PSD e Tom Doshit që mori deri tani 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, e megjithatë po aq suprizë ishte vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrja e mandatit me një dorëheqje të parevokueshme, teksa tha se do bëjë koalicion me PS./ b.h

Next Post
Numërimi vazhdon në dy qarqe/ PS tregon sa mandate të tjera mund të fitojë: Nuk do tolerojmë…

Numërimi vazhdon në dy qarqe/ PS tregon sa mandate të tjera mund të fitojë: Nuk do tolerojmë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

September 28, 2026
Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

Alarm për bombë në Harvard, evakuohet zona pranë “Memorial Hall” dhe pezullohen linjat e autobusëve

September 28, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

“Mazhoranca nuk është lëkundur”- Edmond Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Kryeministri dorëhiqet vetëm nëse…

September 28, 2026
“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

September 28, 2026
Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

September 28, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për  zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Drejtësia e re si sindikatë e vjetër

September 28, 2026
Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

September 28, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com