• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezultatet e dobëta në zgjedhje, kush janë krerët lokalë të PS që largohen

by A R
16/09/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse për herë të parë pas dy dekadave, shqiptarët i besuan të qeverisë e vetme Shqipërinë, Partia Socialiste ka bërë një analizë shteruese të rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, duke marrë si pikë reference rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Në raportin e analizës janë identifikuar të gjitha zonat, sipas hartës së ndarjes së territoriale, ku Partia Socialiste ka marrë më pak vota se sa në zgjedhjet parlamentare të 2013. Në 16 bashki PS ka shënuar rënie në raport me zgjedhjet paraardhëse. Ndërkaq, Asambleja e Partisë Socialiste, në mbledhjen e fundit në muajin gusht, vendosi që nga data 15 shtator deri në 30 tetor të zhvilloheshin zgjedhjet në parti në nivel vendor.

Sipas vendimit të Asamblesë, i siguruar nga Shqiptarja.com, krerët e strukturave socialiste në nivel vendor, të cilët në zonët e tyre kanë marrë një rezultat negativ, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, nuk do të lejohen që të kandidojnë. Vendimi është i vlefshëm për krerët e organizatave dhe këshillat socialiste të njësive administrative, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për krerët e degëve të Partisë Socialiste, në momentin e zhvillimit të procesit zgjedhor.

Krerët e degëve
Shqiptarja.com 
publikon emrat e krerëve të degëve të PS, në të gjitha bashkitë me rezultat negativ, të cilët nuk do të konfirmohen për një mandat tjetër, për shkak të rezultatit larg objektit të përcaktuar nga drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste. Konkretisht, sipas raportit që mban autorësinë e Fatmir Xhafajt, kanë performancë negative elektorale krerët e degëve të PS në katër bashki të Qarkut të Elbasanit si: Ardit Demiri kryetar i degës së PS Elbasan, Gëzim Salla kryetar i degës së PS Cërrik, Edurim Teqja kryetar i degës së PS Peqin si dhe Haxhi Çollaku kryetar i degës së PS Përrenjas.

Gjithashtu, duke iu referuar raportit për zgjedhjet, me rezultat negativ rezultojnë kreu i degës së PS në Shkodër, Arvit Osja si dhe kreu i degës së Vaut të Dejës Kristian Shkreli.

Pjesë e listës së drejtuesve me rezultat negativ janë edhe kreu i degës së PS Pustec, Jani Ago, kreu i degës së PS Devoll, Eroldi Begolli dhe kryetrari i degës së PS së Kavajës. Ndërkaq, nëse të lartpërmendurit nuk kanë të drejtë të rikandidojnë, do të largohen automatikisht edhe krerët e 1480 organizatave socialiste, rezultati i të cilëve është larg objektivit të përcaktuar.

Kryetarët me rezultat pozitiv
Krerët e 44 degëve të Partisë Socialiste në nivel bashkie, sipas raportit të analizës së zgjedhjeve, kanë shënuar performancë pozitive në zgjedhjet e parlamentare të 25 Qershorit dhe për rrjedhojë pozitat e tyre janë të konsoliduara.

Rezultatin më të thellë e kanë shënuar dega e PS në Krujë, me kryetar Ilir Loci, me 4,127 vota plus në krahasim me rezultatin në zgjedhjet e 2013, dega e PS në Divjakë, me kryetar Agim Maka, me 3,208 plus, dega e PS Kukës, me kryetar Erion Duraku, me 4,931 vota plus, dega e PS në Vlorë me 4,340 vota plus, dega e PS në Tiranë, e cila është drejtuar nga Saimir Tahiri, me 5,181 vota plus etj.

Krerët e degëve të PS që nuk e arritën objektin në zgjedhje

Dega e PS Elbasan, Ardit Demiri, minus 288 vota

Dega e PS Cërrik, Gëzim Salla, minus 1,162 vota

Dega e PS Peqin, Edurim Teqja, minus 2,957 vota

Dega e PS Përrenjas, Haxhi Çollaku, minus 485 vota

Dega e PS Shkodër, Arvit Osja, minus 2,285 vota

Dega e PS Vau i Dejës, Kristian Shkreli, minus 547 vota

Gega e PS Pogradec, Bledi Çomo, minus 1,524 vota

Dega e PS Pustec, Jani Ago, minus 127

Dega e PS Devoll, Eroldi Begolli, minus 2,340 vota

Dega e PS Kuçovë, Sybi Shehu, minus 465 vota

Dega e PS Skrapar, Edmond Omeri, minus 226 vota

Dega e PS Dibër, Afrim Mikli, minus 1,452 vota

Dega e PS Këlcyrë, Hodjan Selmani, minus 387 vota

Dega e PS Kavajë, minus 1,939 vota

Dega e PS Kamëz, minus 353 vota

Dega e PS Rrogozhinë, Haxhi Memolla, minus 477 vota

Krerët e degëve të PS me performancë pozitive në zgjedhjet e qershorit
Valbona Zylyftari, dega e PS Berat, 2,185 vota plus

Arshin Tusha, dega e PS Poliçan, 850 vota plus

Arjan Çepele, dega e PS Ura Vajgurore, 157 vota plus

Lefter Alla, dega e PS Bulqizë, 327 vota plus

Bashkim Dardha, dega e PS Klos, 160 vota plus

Hasan Pasha, dega e PS Mat, 680 vota plus

Luan Zaza, dega e PS Durrës, 5,531 vota plus

Ilir Loci, dega e PS Krujë, 4,127 vota plus

Elton Arbana, dega e PS Shijak, 1,726 vota plus

Marenglen Bali, dega e PS Belsh, 666 vota plus

Klodian Taçe, dega e PS Gramsh, 259 vota plus

Agim Maka, dega e PS Divjakë, 3,208 vota plus

Gentiana Carkani, dega e PS Fier, 4,992 vota plus

Lindita Buxhali, dega e PS Lushnjë, 4,131 vota plus

Brarime Isufaj, dega e PS Mallakastër, 460 vota plus

Klajdi Alisinani, dega e PS Patos, 1,436 vota plus

Maksim Goga, dega e PS Roskovec, 1,479 vota plus

Dhimitër Tolis, dega e PS Dropull, 552 vota plus

Flamur Golemi, dega e PS Gjirokastër, 763 vota plus

Arnisa Ibrahimi, dega e PS Libohovë, 552 vota plus

Edmonda Harizi, dega e PS Memaliaj, 97 vota plus

Adelina Janollari, dega e PS Përmet, 161 vota plus

Arben Gumeni, dega e PS Tepelenë, 398 vota plus

Ilirjan Hyseni, dega e PS Kolonjë, 182 vota plus

Emiljano Muharremi, dega e PS Korçë, 761 vota plus

Ornild Demollari, dega e PS Maliq, 849 vota plus

Mira Dauti, dega e PS Has, 823 vota plus

Erion Duraku, dega e PS Kukës, 4,931 vota plus

Tropojë, 1,248 plus

Agron Ivani, dega e PS Kurbin, 1,263 vota plus

Ardiana Jaku, dega e PS Lezhë, 1,584 vota plus

Pjetër Pjetri, dega e PS Mirditë, 966 vota plus

Fushë-Arrëz, 1,088 plus

Lulzim Zaraj, dega e PS Malësia e Madhe, 729 vota plus

Marash Kolaj, dega e PS Pukë, 2,447 vota plus

Saimir Tahiri, dega e PS Tiranë, 5,181 vota plus

Hekuran Brahimaj, dega e PS Vorë, 273 vota plus

Brunilda Melqei, dega e PS Delvinë, 251 plus

Himarë, 747 vota plus

Hristo Mallanezo, dega e PS Konispol, 13 vota plus

Vnagjel Kaçi, dega e PS Finiq, 986 vota plus

Jonida Abduli, dega e PS Sarandë, 1,767 vota plus

Nertil Bellaj, dega e PS Selenicë, 928 vota plus

Anduel Tahiraj, dega e PS Vlorë, 4,340 vota plus

/Shqiptarja/a.m.

Next Post
Plagosje dhe mosbindje policisë, tre në pranga

"I forti" nga Saranda pret me armë policinë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com