• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta për Rripin e Gazës, Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB: Politika jonë e jashtme një linjë me…

by A R
01/11/2023 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Izrael –Shqipëri ka sqaruar votën e vendit tonë në OKB për rezolutën që synon një armëpushim në Rripin e Gazës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Blerina Gjylameti deklaroi se Shqipëria mbështet ndërprerjen e sulmeve në Rripin e Gazës dhe lejimin e korridoreve humanitare.

“Unë besoj që nëse do të arrijnë të gjithë fuqitë ndërkombëtare të bëjnë presion për të lejuar gjithë korridoret humanitare, të jeni të bindur që do të ndryshojë situata. Shqipëria abstenoi sepse kishte një element. U tentua që rezoluta të modifikohet duke vendosur një apo dy elementë të cilët do të ndihmonin në zgjidhjen e konfliktit. Nuk është vetëm Shqipëria që abstenoi, abstenuan gati 45 vende të cilat kërkuan të njëjtën gjë që të arrinin. Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të jetë në një linjë me atë që janë dy partnerët strategjikë. Është politikë linje, je në një vend i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Abstenimi kishte dy apo tre arsye të cilat janë renditur, ndërkohë Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë ministrit të Jashtëm në OKB ka kërkuar pikërisht këtë gjë: Jo vetëm të ketë armëpushim të sulmeve, por nga ana tjetër të sigurohen korridore humanitare. Janë shumë vende që kanë kërkuar të njëjtën gjë, vazhdimësinë e furnizimit me karburant dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë të pijshëm përveç korridoreve humanitare. Nga ana e Izraelit është një jo e prerë nga ane furnizimit me karburant sepse mendojnë që do i shkojnë Hamasit”, deklaroi Gjylameti.

Gjylameti nënvizoi se çështja e Rripit të Gazës meriton një zgjidhje të përhershme që do të lejojë jo vetëm paqen në Izrael, por dhe palestinezët të jetojnë të lirë.

“Unë besoj që mungesa e të drejtës për të jetuar i lirë në rastin e palestinezëve, në vendin tënd, ka bërë që të arrijmë edhe të votojnë Hamasin dhe ta shikonin si përfaqësues të vendit të tyre, si një mënyrë për të bërë presionin ndaj shtetit të Izraelit për të drejtat e tyre. Kjo ka qenë them unë dhe një nga dështimet e politikës ndërkombëtare, në mosvendosje në tryezën e diskutimeve të dy palëve, pra pjesët e atyre që tentuan të ringrinin një shtet të Palestinës, të mirëfilltë si shteti i Izraelit nëpërmjet Autoritetit Palestinez. Dhe sot kemi një situatë të tillë që kanë votuar Hamasin. Strategjia nuk është të evakuosh njerëzit nga aty ku janë lindur, janë rritur, martuar dhe jetojnë. Nuk është ajo strategji. Nuk mund të zhduket Hamasi duke vijuar të evakuosh civilët. Çfarë duhet të bësh nesër? Po të shikosh informacionet që ata kanë janë me mijëra metra tunele, ndërkohë në anën tjetër liderët e Hamasit janë larguar nuk janë fare në Gaza”, u shpreh Gjylameti.

/a.r

Next Post
Vdes gjashtë javë pas procedurës eksperimentale 58-vjeçari që transplantoi zemrën e derrit

Vdes gjashtë javë pas procedurës eksperimentale 58-vjeçari që transplantoi zemrën e derrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In