Kryeministri Edi Rama shprehu dhe njëherë qëndrimin e tij mbi ngjarjet në Kosovë, por edhe Prishtinës zyrtare, duke nënvizuar se ky fjalim do të shërbejë për të vënë ‘pikat mbi i’ për këtë çështje. Fillimisht, kryeministri Rama ka dënuar aktin terrorist dhe qëndrimin e Serbisë, e cila shpalli zi kombëtare për vrasjen e terroristëve dhe mungesën e vullnetarizimit të saj për hetim të ngjarjes.
Rama theksoi se Shqipëria mbajti qëndrim ndaj Serbisë, por edhe ndaj BE, duke mos u linjëzuar me të dhe kërkuar ndëshkimin e Serbisë. Sipas tij ky përbën një akt politik të rëndësishëm, kjo edhe për shkak të pozicionimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Rama iu është përgjigjur edhe kritikave të vazhdueshme për qëndrimin e mbajtur ndaj qeverisë Kurti.
“Nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, sepse Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Brukselit e të Uashington, ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë tjetër nuk kishte ndodhur”, thotë ai.
Po ashtu, Rama i është përgjigjur edhe kritikave të kundërshtarëve politikë.
“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancë së shkuar me akuza për tradhti dhe tradhtar. Botës demokratike jo një herë. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulmë dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi, planeti non-grata. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm. Në fund të fundit, ky është rasti që të shtjellojë gjerësisht dhe troç të vërtetat e mija për Kosovën në udhëkryqin e saj, duke u nisur nga agresioni në Banjskë.”, tha ai.
Megjithatë, Rama shtoi se Kosova veproi me gjakftohtësi ditën e ngjarjes, duke mos rënë pre e provokimit dhe neutralizuar terroristët me profesionalizëm.
Kuvendi pritet të miratojë gjatë seancës plenare rezolutën për ndëshkimin e ngjarjeve në Banjskë te Zveçanit, në një qëndrim të unifikuar mes opozitës e mazhorancës.
/a.r











