• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta në Kongresin Amerikan: Shqipëria të mbyllë ambasadën e Iranit, shkeli privilegjet diplomatike

by A R
19/06/2020 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën, më 17 qershor 2020, anëtarët e Kongresit amerikan shpallën në një konferencë online se një Rezolutë dypartiake në mbështetje të kërkesës së popullit iranian për themelimin e një Republike demokratike dhe laike është sponsorizuar dhe mbështetur nga shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Në Rezolutën 374, shumica e Kongresit Amerikan përmend faktin që “më 5 korrik 2018, “Dy operativë iranianë u arrestuan për terrorizëm nga autoritetet shqiptare, ”për një komplot me bombë kundër grumbullimit të mijëra anëtarëve të opozitës iraniane në Tiranë me rastin e Vitit të Ri pers në mars 2018”, dhe se “dëbimi i Ambasadorit Iranian nga Qeveria e Shqipërisë është një hap pozitiv dhe i rëndësishëm, i cili përçon mesazhin e duhur se asnjë ambasadë iraniane nuk duhet të përdoret për komplote terrori dhe për kryerjen e veprimtarive të spiunazhit kundër disidentëve”.

Brad Sherman, anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan dhe bashkë-sponsorizues i rezolutës, tha në këtë konferencë: “Kam udhëhequr përpjekjet e kongresit për t’i mbrojtur anëtarët e opozitës iraniane jashtë Iranit. Në 2018-ën i shkrova një letër kryeministrit shqiptar ku e nxisja për t’i mbrojtur disidentët iranianë që jetojnë në Shqipëri.”

Kjo rezolutë (Res. 374) është propozuar nga 39 anëtarë nga të dyja partitë e Kongresit dhe është nënshkruar nga 221 anëtarë, duke përfshirë 123 kryetarë e anëtarë të lartë komitetesh e nën-komitetesh.

Rezoluta thekson se: “Në dhjetor 2018, Qeveria e Shqipërisë dëboi Ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, dhe drejtorin e stacionit të MOIS në Shqipëri, Mostafa Roudaki, për planifikim të veprimtarive terroriste kundër disidentëve iranianë dhe anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Nënshkruesit e kësaj rezolute përfshijnë Greg Pence nga Komiteti i Punëve të Jashtme (vëllai i zëvendës-presidentit amerikan), Znj. Liz Cheney (vajza e Dick Cheney, zëvendës-president i Administratës Bush), Tim Ryan, kandidat për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, John Ratcliffe, kandidat për drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Lee Zeldin, politikëbërës për Iranin në Kongresin Amerikan, dhe Steve Cohen, Al Green e Brad Sherman e kanë mbështetur gjithashtu rezolutën.

Rezoluta, e cila ka mbështetjen e 221 ligjvënës amerikanë, ofron mbështetje për planin 10-pikësh të drejtuesit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi për një Iran të ardhshëm – përfshirë një të drejtë universale për të votuar, ekonominë e tregut dhe një Iran jo-bërthamor . McClintock, siç raporton Fox News i shkruajti Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo këtë javë duke kërkuar që marrë në konsideratë këtë rezolutës.

Rezoluta 374, e nënshkruar nga një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, ka këtë përmbajtje

1- “dënon sulmet iraniane të sponsorizuara nga shteti në të shkuarën dhe në të tashmen kundër qytetarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe kundër disidentëve iranianë, duke përfshirë komplotin terrorist të regjimit iranian kundër tubimit ‘Irani i Lirë 2018 – Alternativa’ në Paris.”

2- “U bën thirrje agjencive përkatëse të Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët europianë, duke përfshirë ata në Ballkan, ku Irani e ka zgjeruar praninë e tij, për ta mbajtur përgjegjës Iranin për shkeljen e privilegjeve diplomatike, dhe për t’u bërë thirrje kombeve që t’i parandalojnë veprimtaritë malinje të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllimin për t’i mbyllur ato, duke përfshirë ambasadën iraniane në Shqipëri.”

3- “I qëndron përkrah popullit të Iranit i cili vazhdon të zhvillojë protesta legjitime dhe paqësore kundër një regjimi shtypës e të korruptuar.”

4- “Njeh të drejtat e popullit iranian dhe betejën e tij për të themeluar një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore në Iran.(Shqip)

Next Post
Tiranë/ Çerdhet, edhe 4 ditë për regjistrim, dokumentet që nevojiten

DETAJE / Edukatorja me koronavirus u konstatua përpara hyrjes në çerdhen e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In