• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta e PS, sherr e pakt në Kuvend/ Opozita abstenon, por merr pjesë në komision, Rama: SPAK nuk preket

by Java News
27/05/2024 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fushën e shahut të politikës shqiptare në pamje të parë duket se ka një ngërç në bashkëpunimin e Rithemelimit me socialistët siç ndodhi me ngritjen e dy komisioneve hetimore apo me vijimin e reformës zgjedhore.

Në parlament është  diskutuar projekt rezoluta për thellimin e anti-korrupsionit me qëllimin final krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar ku socialistët pritet të ulen bashkë kolegët demokratë të Rithemelimit.

Kryeministri Edi Rama  e bëri të qartë se kjo përpjekje ka zero ndikim në punën e prokurorisë së posaçme SPAK.

“Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK-ut apo është propaganduar se ne qenkemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jo!

Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh!

Prandaj ka ndodhur dhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e vetë SPAK-ut, i cili ka pasur, ka dhe do të ketë, të paktën deri sa të jem unë këtu, mbështetjen pa kushte të kësaj shumice.

SPAK-u është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes dhe që kush e pi një herë po, e një herë jo, siç bëni ju të tjerët, jo nuk ka shans të vetëpastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara, por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek “rrugica e shpresës”, tha Rama.

Ftesën për opozitën në të votuarin e kësaj rezolute Edi Rama e shoqëroi edhe me një paralajmërim çdo të ndodhë me Shqipërinë në të ardhmen.

“Ashtu siç nuk u ndala reforma në drejtësi, as kjo nisëm e re në vazhdim të saj nuk ndalet, prandaj thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës dhe po nuk e gjetët këtë forcë për ta bërë, mos e bojkotoni nesër Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të ngrihet menjëherë pas miratimit të saj. Sa herë që ju kam thënë në këtë sallë, kthejuni memories, 10 vjet e kusur, “mos e bëni këtë, mos bëni atë, këtë bëjeni, shikoni bëni këtë”, ka dalë siç iu kam thënë, jo siç keni bërë apo nuk keni bërë ju dhe e dini pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti sesa ju, por sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurt ta bëjnë pafundësisht të gjatë dhe prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty.

Shëndet, me mend në kokë uroj se keni akoma shumë për të parë përpara se çfarë ne kemi nisur 10 vjet më parë të bitiset 5 vjet më pas kur flamuri i Shqipërisë, doni apo nuk doni ju, do jetë gati për t’u ngulur në oborrin e shteteve të Bashkimit Europian në Bruksel”, tha Rama.

Gazmet Bardhi i dha fund heshtjes për këtë çështje duke mos pranuar ftesën e Ramës për bashkëpunim. Të njëjtin qëndrim por me një ton më të ashpër mbajti Flamur Noka.

 Por burime nga të grupet parlamentare të PS dhe PD  i thanë Top Channel se vota abstenim nuk do të thotë që opozita do jetë bojkotuese në këtë proces që nis me ngritjen e një komisioni parlamentar për zbatimin e rezolutës.

Pakti i Rithemelimit me PS-në duket se është që deputetët e pakicës të jenë të angazhuar në këtë komisionin të posaçëm parlamentar, pavarësisht se siç thanë në seancë parlamentare, rezoluta nuk ka asnjë vlerë kur vjen si propozim i socialistëve.

Lulzim Basha nuk priti radhën të fliste në parlament por qëndrimin e shprehu përpara se t’i drejtohej seancës plenare.

“Por Partia Demokratike as nuk do të ngrejë kartonat as nuk bëhet pjesë dhe as nuk do të mbështesë, përkundrazi do të denoncojë  me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor për të mos thënë i vetëm që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar”, tha Basha./tch

Next Post
“Një tmerr”/ Lista për në EURO 2024, Braçe: Asnjë futbollist nga kampionati shqiptar, Sylvinho s’na mbushi me shpresë për…!

“Një tmerr”/ Lista për në EURO 2024, Braçe: Asnjë futbollist nga kampionati shqiptar, Sylvinho s'na mbushi me shpresë për…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In