• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta e PE për veton, eksperti Gjipali: Mekanizëm për të shtuar presionin

by A R
10/03/2024 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezoluta e Parlamentit Europian për heqjen e vetos është një mekanizëm presioni në kushtet e kuadrit aktual legjislativ.

Eksperti i çështjeve europiane, Gledis Gjipali kujton se një sërë çështjesh e vendimesh kanë varësi nga të gjitha strukturat e vendimmarrjes europiane.

“Është më shumë një mjet për të shtuar presionin, për të ndryshuar mënyrën e vendimmarrjes por që tani ka disa vende që janë kundër. Janë një serë elementësh që e bëjnë të të vështirë për një ndryshim të shpejtë por krijon presionin e duhur për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi”, tha Gjipali.

Eksperti Gjipali e sheh me optimizëm dinamikën e një legjislacioni të tillë duke iu referuar një sërë çështjesh të bllokuara në vite, sa dhe përfaqësimit më të gjerë që kanë vendimmarrësit legjislative.

“Janë anëtarë të parlamentit që zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët  europianë dhe është një mbështetje e madhe në këtë proces kaq të rëndësishëm. Fakti që kemi një proces të tillë e për herë të parë kemi diskutim të tilla ne vija paralele edhe në proces e zgjerimit është shumë pozitiv”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, për disa vendime ekziston edhe barriera e kundërt, pra që pa miratimin e Parlamentit europian ato nuk mund të hyjnë në fuqi siç është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë rast, parlamenti duhet të miratojë mekanizmin financiar të ri që do të duhej të konsideronte mekanizmin aktual të lëvrimit të fondeve të BE-së për zgjerimin siç është p.sh IPA.

/a.r

Next Post
Mamaja e Heidit mbështetëse e Sarës në BBV, ja mesazhi që i ka dërguar në rrjetet sociale

Mamaja e Heidit mbështetëse e Sarës në BBV, ja mesazhi që i ka dërguar në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com