Teksa Bundestagu gjerman ka votuar rezolutën për Shqipërinë, dhe ka kërkuar që opozita të ulet në dialog me qeverinë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Shefi i ekzekutivit shqiptar falënderon kancelaren Merkel ndërsa shton se ata që votuan kundër negociatave me Shqipërinë do të binden me fakte.
“Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE.
Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave.
FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË” – shkruan Edi Rama.
/a.r