• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rezoluta / 166 përfaqësues të Kongresit Amerikan, në mbështetje të rezistencës së popullit iranian

by A R
10/02/2023 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 8 shkurt 2023, gjatë një konference për shtyp në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, një numër përfaqesuesish nga të dyja partitë, Demokratike dhe Republikane, paraqitën Rezolutën nr. 100, e cila u mbështet nga 166 përfaqësues të këtij Kongresi nga të dyja partitë në mbështetje të kryengritjes së popullit iranian. Përfaqësuesit që morën pjesë në konferencën për shtyp ishin kongresmenët Tom McClintock, Greg Stanton, Randy Weber, Bill Johnson, Neal Dunn, Kevin Kiley, Joe Ëilson dhe kongresmenja Sheila Jackson-Lee.

Rezoluta mbështet dëshirën e popullit iranian për një republikë demokratike ku feja dhe shteti janë të ndara dhe një republikë jo-bërthamore, si dhe ndëshkon fort shkeljen e të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe terrorizmit shtetëror të këtij regjimi. Gjithashtu, rezoluta thekson se populli iranian është privuar nga liritë e tyre themelore, për këtë arsye ata po refuzojnë diktaturën monarkike dhe tiraninë fetare, siç rezulton nga sloganet e protestës së tyre dhe nga mbështetja për lideren e opozitës znj. Maryam Rajavi dhe planin e saj 10-pikësh për të ardhmen e Iranit, ku kërkohet e drejta universale e votimit, zgjedhje të lira dhe një ekonomi tregu, si dhe barazia gjinore, fetare dhe etnike, një politikë e jashtme bazuar në bashkëjetesë paqësore dhe një Iran jo-bërthamor;

Duke iu referuar aktivitetit keqdashës të regjimit në Ballkan, rezoluta i kërkon qeverisë së Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojë me aleatët e saj evropianë, përfshirë vendet e Ballkanit, dhe të kërkojë nga këto vende që të parandalojnë aktivitetet keqdashëse të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllim mbylljen e tyre dhe largimin e agjentëve të tij.

Në fund, kjo rezolutë prezanton vendimet e saj si më poshtë:

1) dënon sulmet terroriste të kaluara dhe të tanishme të sponsorizuara nga shteti iranian kundër qytetarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe disidentët iranianë, duke përfshirë komplotin terrorist të regjimit iranian kundër tubimit “Irani i Lirë 2018-Alternativa” në Paris;

(2) u bën thirrje agjencive përkatëse të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të punojnë me aleatët evropianë, duke përfshirë vendet në Ballkan, ku Irani ka zgjeruar praninë e tij, që të mbajnë përgjegjës Iranin për shkeljen e privilegjeve diplomatike dhe t’u bëjnë thirrje kombeve të parandalojnë aktivitetet keqdashëse të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllim mbylljen e tyre dhe dëbimin e agjentëve të tij;

(3) qëndron përkrah popullit të Iranit, i cili në mënyrë legjitime po mbron të drejtat e tij për liri kundër represionit, dhe dënon vrasjen brutale të protestuesve iranianë nga regjimi iranian; dhe

(4) njeh të drejtat e popullit iranian dhe luftën e tij për të krijuar një republikë demokratike, laike dhe jobërthamore në Iran.

Zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, ishte e pranishme online në konferencë. Ajo vlerësoi iniciativën e përfaqësuesve të Kongresit nga të dyja partitë për të paraqitur një rezolutë në mbështetje të kryengritjes së popullit për një republikë demokratike.

Kryetari i konferencës, përfaqësuesi Tom McClintock, tha se demokratët dhe republikanët e Kongresit amerikan janë në anën e popullit iranian dhe luftës së tij për liri dhe demokraci.

Duke iu referuar rezolutës, Përfaqësuesja Sheila Jackson Lee tha se ne duam një qeveri demokratike për të gjithë iranianët dhe duke iu drejtuar zonjës Rajavi, ajo tha: “Unë ju vlerësoj për lidershipin tuaj të fortë, stabilitetin, këmbënguljen e vendosmërinë dhe politikën që po ndiqni. Koha për lirinë e popullit iranian sapo ka ardhur.”

/a.r

Next Post
Rama mbledhje me donatorët për Vizionin “Shqipëria 2030”: Fondet, në drejtim të prioriteteve strategjike

Rama mbledhje me donatorët për Vizionin “Shqipëria 2030”: Fondet, në drejtim të prioriteteve strategjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Përplasen dy automjete në Fier, plagosen babë e bir, mes tyre një i mitur

August 15, 2026
I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

I drejtoi armën në kokë, detaje tronditëse nga atentati në Elbasan, ja si shpëtoi shënjestra

August 15, 2026
Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

August 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 15, 2026
Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

Ukraina godet thellë në Rusi, në shënjestër qendra e prodhimit të raketave

August 15, 2026
Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

August 15, 2026
“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

August 15, 2026
Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

August 15, 2026
Trump justifikon rritjen e çmimit të karburantit: Po paguani më shumë për të mposhtur Iranin, nuk do të kërkoj kurrë falje!

Trump justifikon rritjen e çmimit të karburantit: Po paguani më shumë për të mposhtur Iranin, nuk do të kërkoj kurrë falje!

August 15, 2026
Katërfishohet pjesëmarrja e robotëve në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

Katërfishohet pjesëmarrja e robotëve në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com